×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion i policisë në 14 lokacione, arrestohen 10 të dyshuar për krime kibernetike

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “hyrje në sistemet kompjuterike”.

    Sipas policisë, aksioni është kryer në 14 lokacione në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan.

    “Hetuesit policorë kanë zhvilluar veprime hetimore për një periudhë disa mujore, nën dyshimin se disa persona janë përfshirë në veprimtari penale. Veprimet policore janë kryer në koordinim më Prokurorinë e Shtetit. Sot, më 19.009.2023, pas grumbullimit të të dhënave dhe nën dyshimin se janë konsumuar disa vepra penale nga të dyshuarit, është zbatuar një urdhëresë nga gjykata për kontrolle në disa lokacione. Policia e Kosovës për të kompletuar të dhëna e dëshmi rreth rastit, ka kryer kontrolle në 14 lokacione në qytetet: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kaçanik, Drenas, Suharekë dhe Deçan. Gjatë operacionit policor të sotëm janë arrestuar 10 të dyshuar nën dyshimin se janë përfshirë në veprat penale: ‘lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ dhe ‘hyrje në sistemet kompjuterike’”, thuhet në njoftim.

    Sipas policisë, të dyshuarit në bashkëveprim me njëri-tjetrin, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, kanë përdorur kartelat bankare pa autorizim duke bërë transaksione, tërheqje të parave nga bankomatët dhe blerje të gjësendeve të ndryshme, me kartela bankare të cilat kanë arritur në forma të ndryshme t’i komprometojnë. Në këtë rast janë dëmtuar institucionet financiare (bankat) në Kosovë me mijëra euro.

    Policia ka sekuestruar prova të ndryshme relevante, përfshirë kompjuterë, telefona celularë, USB, kartela bankare, dokumente, si dhe tre armë dhe municion.

    Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka ritheksuar faktin sesi akoma nuk ka pasoja për Beogradin edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit, në Banjskë...
    Lajme04 Tetor 2023
    Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë ka folur për gjendjen në veri të Kosovës, gjatë një konference të përbashkët shtypi bashkë me kryeministrin...
    Lajme04 Tetor 2023
    Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcave të shumta speciale. Banorët i shmangen çdo lloj kontakti...
    Të tjera
    Lajme04 Tetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock nesër do të vizitojë Shqipërinë ku do të takohet edhe me ministrat e jashtëm të Kosovës...
    Lajme04 Tetor 2023
    Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra. Në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet...
    Sport04 Tetor 2023
    Trepça ka fituar ndaj Tindastollit në kualifikimet për FIBA Europe Cup. Mitrovicasit fituan me rezultat 69:77. Mikaile Tmusic me 22 pikë dhe...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina do të bëjë gjithçka për të ruajtur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në...
    Vip04 Tetor 2023
    Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual. Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga...
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Senati amerikan ka miratuar emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. O’Brien ka fituar besimin e 67...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.