Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar në veri të Kosovës, ku të lënduar kanë mbetur 8 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Aksidentin për Front Online e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.
“Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa polic. Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve). Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu”, ka thënë Elshani.
Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë me dije se të lënduar kanë mbetur tetë zyrtarë të Policisë së Kosovës nga njësia e Mitrovicës.
Sipas këtyre burimeve autoblinda ka dalë nga rruga derisa po ktheheshin nga Leposaviqi.