[wp-story]

Kronika

Aksidentohen tri vetura në Poklek të Drenasit, lëndohen dy persona

Aksidentohen tri vetura në Poklek të Drenasit, lëndohen dy persona
20:44 | 14 Shtator 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Lajmin për Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën Drenas – Komoran (vendi Poklek i ri), në mes tri automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjkësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njesiti i trafikut.  “, ka thënë Ahmeti.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, si pasojë e aksidenteve dhjetëra persona e kanë humbur jetën brenda këtij viti.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera