[wp-story]

Kronika

Aksident në Viti, dy persona të lënduar

Aksident në Viti, dy persona të lënduar
09:18 | 15 Janar 2020

Në fshatin Tërpezë të Vitisë dje ka ndodhur një aksident trafiku.

Vozitësi deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës me ngrica, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka goditur një mur të një shtëpie.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe një pasagjere.

Pas tretmanit mjekësorë pasagjerja është liruar për në shtëpi ndërsa vozitësi i veturës është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera