Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Skënderaj, vdes një person

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Skënderaj, saktësisht në rrugën Runik – Klladernicë, raporton FrontOnline.

    Në këtë aksident ka qenë I përfshirë edhe një person tjetër I cili ka marrë lendime trupore, por që i njëjti ka marrë trajtim mjekësor.

     

    Lajmin e ka konfirmuar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jshari përmes llogarisë së tij në Facebook, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

    Postimi i plotë:

    Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar.
    I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë.
    Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani nga fshati Klladernicë.
    Njëkohësisht bëj apel tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2023
    Oda e Avokatëve të Kosovës njofton për vdekjen e avokatit Orhan Rekathati. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të...
    Lajme20 Mars 2023
    Kryeministri Kurti sot do ta vizitojë shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”. Sipas ZKM-së, kjo vizitë do të bëhet me...
    Lajme20 Mars 2023
    Dhomat e specializuara kanë njoftuar se sot mbahet konferencë në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët. Ndryshe aktakuza e parë kundër katër...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2023
    Policia ka identifikuar personin që voziti veturën me shpejtësi 110 km/h në një zonë 40 km/h në Vushtrri. Ai është gjobitur me...
    Lajme20 Mars 2023
    Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është kritik për...
    Lajme20 Mars 2023
    Sot me fillim nga ora 11:00, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Ksovës, në të cilën në...
    Lajme20 Mars 2023
    177 raste aktive janë aktualisht në Kosovë. Sipas IKSHPK-së, dje janë regjistruar 8 raste të reja nga 57 testimet e bëra.
    Lajme20 Mars 2023
    Gjermania, NATO, Turqia kanë përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kërkesa...
    Lajme20 Mars 2023
    Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.