[wp-story]

Lajme

Aksident në Podujevë, vetura godet 35 vjeçaren

Aksident në Podujevë, vetura godet 35 vjeçaren
19:19 | 18 Nëntor 2020

Një këmbësore është goditur nga një veturë në orët e pasditës në Podujevë.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot reth orës 18:00 në rrugën Gryka e Llapit në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti, ka treguar se rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor./FrontOnline/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera