[wp-story]

Bota/Rajoni

Aksident në Berat, në rrezik për jetën një grua që po kalonte rrugën

Aksident në Berat, në rrezik për jetën një grua që po kalonte rrugën
20:40 | 16 Dhjetor 2019

Një grua është aksidentuar në Berat, ndërsa gjendja e saj paraqitet e rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Beratit. Aksidenti ndodhi pak minuta më parë në vendin e quajtur “Kombinat”, ku shtetasi F.H, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sania Mucca 55 vjeç, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat në gjendje të pastabilizuar për jetën.

Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhejn e shkaqeve te aksidentit. Burime spitalore bëjnë me dije se 55 vjeçarja Sanie Muça është në gjëndje kritike për jetën. Burimet thonë gjithashtu se ajo po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të mëtejshëm. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit ku po punohet zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera