×
  • Lajme
  • Lajme

    AKB organizon pritje solemne për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka organizuar pritje solemne për nder të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, theksoi rëndësinë e këtij momenti për Kosovën, duke vlerësuar angazhimin e çdo individi dhe institucioni.

    Ai nderoi figurat historike si Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari për udhëheqjen dhe sakrificat e tyre, si dhe theksoi rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shpalljen e pavarësisë.

    Ai shprehu besimin se e ardhmja e Kosovës është e ndritur.

    “Sot në këtë ditë jemi tubuar për te nderuar një moment të rëndësishëm 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ky është moment që na mbush me krenari. Sot shënojmë një fitore të madhe një përpjekje të palodhur dhe angazhimit të çdo individi, institucioni dhe qytetarëve. Dua të theksojë rolin e palodhshëm të figurave të ndritshme doktor Ibrahim Rugova, ai na udhëhoqi në kohët më të errëta. Gjithashtu nuk mund ta harrojmë rolin kombëtare liderit të UCK-së i cili e shpalli Pavarësinë , ajo ditë shënoi një moment të historisë që është themeluar mbi sakrificën mbi lirinë. Nuk mund të mos e përmendim dhe legjendarin Adem Jashari që bashkë me familjen sakrifikojë. Po ashtu dua të falënderojë ShBA-në dhe Bashkimin Evropian që vazhduan na mbështetën në rrugëtimin tonë në forcimin e shtetit tonë. E ardhmja jonë është e ndritur ne jemi të angazhuar për te zhvilluar ekonominë e Kosovës. Ne si komb dhe shoqëri e fortë kemi mundësi të ecim përpara drejt suksesit të ri”, ka thënë Shahini.

    Lazim Destani, filantrop dhe kryetar i nderit i rrjetit të biznesit global, theksoi rëndësinë e bashkimit në Ditën e Pavarësisë së Kosovës për të zhvilluar ekonominë e vendit.

    “Jemi bashkuar në ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, në këtë sallë më shumë jemi në drejtimin ekonomik të ardhur nga rajone të ndryshme të bizneseve ku kemi të gjithë një qëllim si ta zhvillojmë drejtimin ekonomik në Kosovë dhe më gjerë. Pasi që i takojë diasporës besoj se diaspora ka shumë mundësi të bëjë dhe të investojë në Kosovë, jo vetëm ta shfrytëzojmë për paratë e tyre por edhe mençuria e tyre dhe ju duhen Kosovës”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Mars 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht....
    Lajme16 Mars 2025
    Policia në Fushë Kosovë ka identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët dje kishin tentuar të kryejnë vjedhje në një...
    Lajme16 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Situatë e tensionuar në oborrin e spitalit të Koçanit, ku familjarët me çdo kusht kërkojnë që t’i marrin kufomat e të afërmve...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Njëri nga pronarët e klubit të natës “Pulse” është mes të arrestuarve nga autoritetet pas zjarrit tragjik në Koçani që la 59...
    Lajme16 Mars 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të ketë takim me Peter Sorensen, përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi. Siç njofton...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën si pasojë e zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Mbi 20 persona janë të dyshuar, ndërsa 15 prej tyre janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu në diskotekën në Koçan,...
    Bota/Rajoni16 Mars 2025
    Të afërmit e viktimave të zjarrit janë mbledhur gjatë gjithë ditës përpara spitaleve dhe zyrave të qytetit në Koçani të Maqedonisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.