×
  • Lajme
  • Lajme

    Akademiku serb tha se Kosova nuk është e Serbisë, Vuçiq ia vlerëson si të guximshme deklaratën

    FrontOnline
    12 Janar 2021

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruat se nuk mund ta kuptojë histerinë në Serbi për shkak të fjalëve që i ka thënë së fundmi për Kosovën, kryetari i Akademisë Serbe të Shkencave, Vladimir Kostiq.

    Vuçiq tha se ka se ka mendime të kundërta me kryetarin e Akademisë Serbe dhe se “pothuajse për për asgjë nuk jam dakord me të. Por, duhet të bisedojmë dhe tolerojmë njëri-tjetrin, dhe jo t’ia shajmë nënën dikujt nëse mendon ndryshe”.

    “Ai është një njeri që tregoi guxim dhe përgjegjësi për të shprehur një qëndrim që nuk është i shumicës, ashtu si filluan sulmet kur përmenda se duhej bërë përkufizimi i kufirit [me Kosovën]. Më sulmuan nga të gjitha anët, dhe askush nuk më ofroi kurrë një alternativë, përveç ‘prisni’. Dhe çfarë do të presim? As vet nuk e di se çfarë do të presim”, ka thënë Vuçiq, duke komentuar deklaratën e akademikut Kostiq, të bërë fundmi në mediat serbe, se pse mendon që është e nevojshme që dikush t’ua thotë serbëve qartë dhe me zë të lartë se Kosova nuk është as de facto e as de jure e Serbisë, transmeton Telegrafi.

    Vuçiq, në televizionin “Happy” tha se pajtohet me kreun e Akademisë Serbe lidhur me status quo-n në Kosovë.

    Të përkujtojmë se akademiku Kostiq paralajmëroi për pasojat negative të ruajtjes së asaj situate, duke thënë se një gjë e tillë në të vërtetë nuk ekziston, “status quo do të përdoret nga ata që në të vërtetë duan ta formojnë shtetësinë e tyre në mënyrën siç kanë bërë për 20 vjet”.

    “Sa i përket konfliktit të ngrirë, unë mendoj njëlloj si akademiku Kostiq. Është në pyetje vetëm se kush do të jetë i pari që do ta nxjerr shpatën. A do të ndodhë kjo për pesë, 10 apo 20 vjet … A do të dëshironit që fëmija juaj të merrte pjesë në atë? Unë kam dy djem dhe nuk do të doja. Nuk do të doja që dikush një ditë t’mi kthejë në arkivol. Natyrisht, sikur që nuk do të doja të them se ‘Kosova dhe Metohia’ është e tyre, apo diçka të ngjashme”, tha Vuçiq.

    “Sidoqoftë, duhet të ulemi për të biseduar, për të rënë dakord mes nesh, për të qenë korrekt dhe të drejtë dhe për të thënë se çfarë është një zgjidhje kompromisi. Nëse nuk kemi një mundësi, atëherë të gjejmë dhjetë mundësi për të ruajtur paqen, nëse është fare e mundur. Mendoj se është një qasje racionale dhe serioze. Fakti që ne do t’i bërtasim presidentit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, sepse ne jemi patriotë të mëdhenj … Dhe për çfarë janë më mirë disa prej nesh? Për atë që kemi më shumë xhipa, Maserati dhe Ferrari? Ai është budalla dhe ju jeni i zgjuar? Ka të vërtetë në atë për çfarë ai po fliste, ka gjëra që unë mendoj se mund të marrim më shumë, nuk mund të pajtohem plotësisht”, tha Vuçiq.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro. Sipas Doganës kjo arritje paraqet një rritje të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    13 marrëveshje ndërkombëtare kanë dështuar sërish të votohen në Kuvendin e Kosovës, në seancën e sotme plenare. Të njëjtat nuk u hodhën...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar që Moska nisi...
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.