[wp-story]

Lajme

Ajri në Prishtinë momentalisht i pa shëndetshëm

Ajri në Prishtinë momentalisht i pa shëndetshëm
13:43 | 14 Janar 2020

Banorët e Prishtinës edhe sot janë duke u përballur me ndotje të ajrit.

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese për banorët.

Në bazë të publikimit të matësit të cilësisë së ajrit nga ambasada amerikane në Kosovë, në ora 12:00, shkalla e ndotjes ka arritur në 124.

Kjo ndotje e ajrit llogaritet të jetë e pa shëndetshme për grupe të ndjeshme.

Për këtë shkallë të ndotjes këshillohet që personat që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes të mos ekspozohen në natyrë pasi që kjo ndotje mund të sjell përkeqësime më të mëdha shëndetësore.

Po ashtu, prindërve u këshillohet që të mos i lejojnë fëmijët e tyre që të dalin në ambiente të hapura.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera