×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ajo nuk është Ambasadore, por lobimi i saj në rrjete sociale tejkalon angazhimet e çdo diplomati të Kosovës

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Kjo është Valentina Gara.
    “Kosova është shtet,mësohuni me të”, ishte kundërpergjigja e saj ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kur ai kishte thënë se shumë shtete do të tërheqin njohjen e Kosovës.
    Këtë e kishte bërë në postimin në rrjetin social “Linked-in”, që është njëri ndër rrjetet më të mëdha të biznesit në botë. Ajo ka mijëra ndjekës të huaj në këtë rrjet dhe ç’është më e rëndësishmja ata janë kryesisht në pozita të larta shtetërore, udhëheqës të kompanive më të mëdha botërore si në fushën e aviacionit, ekonomisë, sportit apo kulturës, etj.

    Pavarësisht që promovimi i kompanisë së saj(Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”) është njëra ndër prioritetet e saj, ajo eshte mjaft e fokusuar në promovimin e Kosovës, ku çdo gjë e ndërlidh me njerezit dhe vendin e bukur të shtetit, si dhe vazhdimisht kërkon ta avancoj pozitën e vendit tonë në botë.

    Ja disa nga postimet e saj: Njiheni Republikën e Kosovës”, “Toka e njerëzve te mrekullueshëm-Kosova”, “Wshtë ditëlindja e 12-të e Kosovës sime”, etj.

    Madje për disa shtete të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosoven, ajo tërhjek vemendjen dhe kërkon njohjen nga ta, duke marrë shembull edhe sukseset e sportistëve tanë.

     “Të fluturojmë të lirë drejt botës. Faleminderit botë! Njohja e Pavarësisë së shtetit tonë, nuk duhet të jetë vonesë e storieve tona të sukseseve dhe as hezitim i juaji për të pranuar të vërtetën, prandaj pranojeni shtetin e Kosovës.”

    Poashtu përmend edhe tolerancën fetare të popullit të Kosovës: Përafërsisht 95% janë të religjionit mysliman, por ne respektojmë të gjitha religjionet dhe festojmë të gjitha festat bashkë, pavarësisht cilës fe i takojmë.

    /FrontOnline/

     

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Nëntor 2023
    Vlera e mjeteve nga mërgata deri në muajin tetor është një miliardë e 200 milionë euro. Kështu thuhet në statistikat e remitancave...
    Ekonomi26 Nëntor 2023
    Rritja e vlerës për subvencione e ulja për investime kapitale, po konsiderohet si e gabuar, përderisa shqetësuese mbetet edhe përqindja e ulët...
    Ekonomi25 Nëntor 2023
    Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Kushtetutës për tatimin në pronë. Ilazi tha se...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2023
    Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar shqiptarët për 28 nëntor, Ditën e Flamurit....
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë. Kreu i diplomacisë amerikane e konsideron Shqipërinë aleat dhe...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2023
    Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se është çështje kohe kur Shqipëria dhe Kosova të bëhen një. Ai për emisionin “Radar”...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Sot po festohet 28 nëntori- Dita e Flamurit dhe 111 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. E një nga emrat më të shpeshtë...
    Lajme28 Nëntor 2023
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Aleanca globale për luftimin e kontrabandimit me migrantë” që...
    Vip28 Nëntor 2023
    Sot (e martë) shënohet Dita e Flamurit apo 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Të shumtë qenë të famshmit që uruan këtë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.