×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Air Serbia merr menaxhimin e Montenegro Airlines

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Qeveria e re e Malit të Zi ka marrë një tjetër vendim që e zhvendos peshoren pro Beogradit. Edhe pse ka shpallur logjikën e mbrojtjes së pavarësisë së shtetit që Milo Gjukanoviç e shpalli të shkëputur në vitin 2006, qeveria e re i ka dhënë Serbisë aksesin në trafikun ajror në vend.

    Air Serbia ka marrë menaxhimin e Montenegro Airlines, pasi qeveria e re ka refuzuar të gjitha ofertat për t’i dhënë licencën e kompanisë serbe. Siç bën të ditur portali i Podgoricës Antema M, Mladen Bojaniq, Ministri i Investimeve Kapitale të Malit të Zi, tha se kompania serbe ka marrë përsipër të paguajë borxhet e kompanisë Montenegro Airlines.

    Qeveria e re gjithashtu hodhi poshtë ofertën e grupit “Savannah” për të marrë pronësinë e Montenegro Airlines. Sipas Antena M, vendimi i ri i qeverisë malazeze është e paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian.

    Petar Vojinoviç, kryeredaktor i portalit të aviacionit “Tango Six”, tha për gazetën serbe “Danas” se njoftimi i Montenegro Airlines për pezullimin e fluturimeve në të vërtetë do të thotë se kompania nuk do të fluturojë më kurrë.

    “Duke qenë se marrëveshja ndërshtetërore midis Serbisë dhe Malit të Zi përcakton se dy linjat ajrore të vetme që mund të operojnë midis dy vendeve janë Montenegro Airlines dhe Air Serbia, është plotësisht e qartë që kompania serbe do të marrë përsipër fluturimet malazeze, të cilat nuk ekzistojnë më, në destinacionet më të shpeshta”.

    Ish-drejtori i JAT, Predrag Vujoviq, tregon për Danas se Montenegro Airlines ka qenë një krijim politik që nga themelimi i tij./Gazeta Shqip

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Mashtrimi i nxitur nga trafikimi i qenieve njerëzore po shpërthen në Azinë Juglindore me rrjetet e krimit të organizuar që grumbullojnë rreth...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me statistikat që ai ka publikuar sa i përket zhvillimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati është shprehur se ka me qindra kontrata një burimore ku qeveria ka vjedhur miliona, raporton...
    Sport28 Mars 2024
    Janë arrestuar nga Policia Federale të dyshuarit që kanë kërcënuar me vdekje familjen e Angel Di Maria-s në godinën ku ndër të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës. Rasti i...
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.