×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: VV të bëjë koalicion me LDK-në ose PDK-në për të krijuar stabilitet

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se rezultati zgjedhor i 14 shkurtit nuk do të duhet më të krijojë kriza në ekzekutiv.

    Ai tha se 48 për qind që i mori Vetëvendosja, sipas rezultateve preliminare, janë mandat i pastër.

    Megjithatë, Ahmeti është i mendimit se Vetëvendosja duhet të lidhë koalicion me ndonjërën prej dy partive që e pasojnë në rezultatin zgjedhor. Dhe këtë ta bëjë për arsye të krijimit të stabilitetit.

    “Unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të qeverisë vetë. Nëse i ka 58 deputetë dhe po e zëmë që merret vesh me krejt deputetët (e pakicës joserbe) në rastin më të mirë i ka 65 deputetë. Nuk mendoj se në këtë mandat duhet t’i kesh veç 65 deputetë. Slogani “Krejt dhe drejt” është pa lidhje. S’ka nevojë të qeverisësh veç vetë. Thirre dikë prej këtyre subjekteve! Pse mos me e thirrë? Tash e ke kontrollin e plotë dhe s’mundet askush të të shantazhojë. Por tash jo në çdo mbledhje me i ndjekë deputetët, mos dikush është në pushim apo është sëmurë për me i marrë 60 vota. Do të duhej të kërkonte ndonjë koalicion dhe jo pse i duhet, por që të bie stabilitet. Do të kisha shkuar ja te LDK-ja, ja te PDK-ja”, thotë ai në Klan.

    Ahmeti ka thënë se partitë tjera që kanë humbur zgjedhjet nuk duhet ta bllokojnë procesin e votimit të presidentit për të mos shkaktuar zgjedhje të reja.

    “Po shkuam edhe në një palë zgjedhje, përveç që na kushton, mendoj se Vetëvendosje do t’i merr edhe më shumë se 48 për qind. Është gabim jashtëzakonisht i madh me ia pamundësuar dikujt zgjedhjen. Përveç gabimit demokratik dhe legjitimitetit, mendoj që veçse e forcojnë”.

    Ndërkaq, për ish-partnerin e koalicionit në zgjedhjet e kaluara kur Ahmeti ishte në krye të PSD-së, Ramush Haradinajn, tha se nuk ka legjitimitet të kërkojë postin e presidentit.

    “Qysh mundesh me u bë president me 10 deputetë? S’e ka as legjitimitetin. Nuk e shoh në asnjë variant që Vetëvendosje ta votojë Haradinajn president”.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve...
    Lajme29 Mars 2024
    Policia e Kosovës në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë mendime të ndryshme sa i përket meritave për avancimin e Kosovës drejtë anëtarësimit në...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka goditur opozitën lidhur me investimet për blerje të sistemeve të armatimit, ku ka thënë se...
    Lajme29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.