×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ahmeti uron Pavarësinë: Kosova s’ka alternativë veçse të ecë përpara

    FrontOnline
    17 Shkurt 2025

    Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar sakrificën e veprimtarëve deri në shtet ndërtim.

    “Pavarësia e Kosovës është simbol i sakrificës, guximit dhe qëndresës së popullit shqiptar, i cili, me përpjekjet ndër breza, me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me jetët e mijëra dëshmorëve dhe martirëve, arriti të realizojë ëndrrën e tij për liri dhe pavarësi. Ky proces i lavdishëm ka qenë i mundur gjithashtu falë mbështetjes së palodhur të aleatëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Ahmeti.

    Tutje ai ka thënë se mirënjohja ndaj aleatëve konkretizohet në bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Europian, për përballimin e sfidave të zhvillimit dhe për avancimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

    “Kosova, pa dyshim, nuk ka alternativë tjetër, përveçse të ecë përpara në forcimin e shtetit të saj, duke siguruar avancimin e shtetit ligjor dhe të drejtat e njeriut”, ka dhënë porosi Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    Lajme23 Mars 2025
    Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkatarit të BIK-ut Bahri Rexha,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e...
    Lajme23 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit....
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy...
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.