×
  • Vip
  • Vip

    Ahmeti: Titullin e artistit rezident do ta bëjmë pozitë të arritshme për artistët

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Kryetati i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është e pakuptueshme se si të gjitha qytetet e mëdha në Kosovë kanë trupa rezidente dhe teatro të qytetit ndërsa Prishtina duhet të harrnohet me gjysëm pagesa vit për vit në Dodonë, raporton Front Online.

    Sipas tij, Komuna e Prishtinës ka buxhet por që nuk po kërkojmë asgjë nga niveli qëndror, përpos të na lejojnë numër shtesë të punësuarve në Dodona.

    Shkrimi i tij i plotë në facebook:

    Këto ditë kam marr disa mesazhe nga aktorët për Teatrin e Qytetit. Ata kanë të drejtë.
    Është totalisht e pakuptueshme se si të gjitha qytetet e mëdha në Kosovë kanë trupa rezidente dhe teatro të qytetit ndërsa Prishtina duhet të harrnohet me gjysëm pagesa vit për vit në Dodonë.
    Problemi është i thjeshtë. Ne kemi buxhet, ne nuk po kërkojmë asgjë nga niveli qëndror, përpos të na lejojnë numër shtesë të punësuarve në Dodona. Për këtë kam dërguar disa shkresa në Ministri të Financave.
    Çdo buxhet i Kosovës për çdo institucion të Kosovës e ka të caktuar buxhetin per Paga, NUMRIN e punëtorëve në çdo departament dhe këto nuk na lejojnë ti lëvizim.
    Sivjet na kanë lejuar 5 vende shtesë por kjo nuk mjafton për trupë rezidente. Nuk duam gjysmë zgjidhje.
    Në takimin që kam patur me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe Zv Ministrin Agim Krasniqi para një muaji, prapë na është thënë e njejta gjë.
    Megjithatë, ne kemi vendosur të bëjmë lëvizje të brendshme. Në buxhetin e vitit 2021, pra prej janarit do të bëjmë rregullime të brendshme për të lejuar më shumë pozita për trupë rezidente të Prishtinës. Synimi është 20 artistë rezidentë.
    Konkursin do ta bëjmë të hapur dhe transparent. Titullin e artistit rezident do ta bëjmë pozitë të arritshme për artistët ndër më të mirët.

    Nga Rubrika
    Vip13 Janar 2025
    Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë”...
    Vip13 Janar 2025
    Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në...
    Vip13 Janar 2025
    Gresa dhe Vullneti janë futur në rol të prindërve. Ata madje kanë luajtur në mënyrë perfekte edhe rolin e çiftit që kanë...
    Të tjera
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...
    Sport13 Janar 2025
    Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin. “Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët...
    Vip13 Janar 2025
    Vullneti i ka bërë një monolog ‘foshnjës’ së tij teksa në shtëpi po zhvillohet sfida e buxhetit ku banorët të ndarë në...
    Vip13 Janar 2025
    Gresa dhe Vullneti janë futur në rol të prindërve. Ata madje kanë luajtur në mënyrë perfekte edhe rolin e çiftit që kanë...
    Vip13 Janar 2025
    Xheneta dhe Leo janë çift në sfidën e buxhetit. Kësisoj, ata duhet që bashkë të kujdesen për ‘foshnjën’ e tyre. Por, Xheneta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.