×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti thumbon Kurtin: Me shku dikur te varri i Rugovës ishte blasfemi, do të kryqëzonin

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Shpend Ahmeti ka thënë se kur ai ishte në Vetëvendosje konsiderohej blasfemi të bëje homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, ani se tash një gjë të tillë po e bën Albin Kurti.

    Madje, ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se nëse dikush nga Vetëvendosja do të shkonte te varri i ish-presidentit historik do të kryqëzohej.

    Ahmeti tregoi se në Vetëvendosje nuk iu kishte pëlqyer kur ai kishte shkuar për homazhe për ta nderuar ish-kryeministrin e ndjerë Bajram Rexhepi.

    “Kur vdiq ish-kryeministri Bajram Rexhepi dhe kishte homazhe në Teatrin Kombëtar unë isha kryetar komune dhe thashë ‘po shkoj’ e më thanë ‘kadale se ka pasë dëm në decentralizim në dialog’. Ne mund të mos pajtohemi politikisht, por nuk mundet askush me ma ndalë që të shkoj në homazhe. Qysh tash po del që me shku te varri i [Ibrahim] Rugovës nuk koka blasfemi, se atëherë me pasë shku të kishin kryqëzu. Thoshin se më së shumti duhesh me i diskutu librat e tij si kritik letrar, por nuk bëhet fjalë me shku edhe me nderu njeriun që na ka mësu durimin”.

    Ahmeti ka deklaruar se ‘njerëzillëkun nuk mund t’ia humb askush’ duke thënë se ai mund ta telefonojë ose t’i dërgojë mesazh edhe kundërshtarëve politikë kur këta të fundit kanë ndonjë telashe.

    “Kadri Veseli kur shkon në Hagë, unë e thirri. Kur smuhet Albin Kurti, unë i çoj mesazh ‘ishalla je mirë’. Njerëzillëkun nuk ma hup askush. Kur thonin ata [Vetëvendosja] ‘janë dalë këta tash, as në vdekje e as në dasmë’. Me Visar Ymerin ke nejt ditë e natë bashkë për vite të tëra e keni nejt edhe në burg bashkë e dy javë pasi del mos me i shku as në varrim të babës nuk bohet kjo punë kështu. Ishalla i kanë mësu disa gjëra”.

    Por, a pret kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti që Albin Kurti si kryeministër mund t’i ‘hakmerret’?

    “Me ju hakmarr Prishtinës për shkak meje e kam shumë problem qysh e kam pasë problem që kur Isa Mustaf ishte kryeministër nuk e kalojke Ligjin për Prishtinën e Avdullah Hoti u mundojke me na i ndal autobusat. I kam thënë që s’ka kuptim kjo se unë në fund të fundit përfaqësoj një qytet të tërë me gjysmë milioni banorë gjatë ditës”.

    “Albin Kurti i thirrke kryetarët e komunave për COVID-19 edhe nuk e thirrke Prishtinën. Me pësu Prishtina pse ai e ka mërzi me më thirr mu është e papranueshme”.

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Tomë Gashi, avokati i ambasadorit Martin Berishaj, ka njoftuar se klienti i tij e ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale të Republikës...
    Lajme29 Mars 2024
    Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi...
    Lajme29 Mars 2024
    Mostrat e zhdukura të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit tashmë i ndjerë dyshohet se janë gjetur. Këtë e kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se e ka liruar nga detyra drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është pritur në një mënyrë të veçantë në Kalabri. Fëmijët në Kalabri kanë kënduar në...
    Sport29 Mars 2024
    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç, deklaruan se Mali i Zi nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.