[wp-story]

Lajme

Ahmeti për mbylljen e gjimnazit “Ahmet Gashi”: Rrezikon të rrënohet

Ahmeti për mbylljen e gjimnazit “Ahmet Gashi”: Rrezikon të rrënohet
13:44 | 05 Shtator 2019

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot është takuar me përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e Gjimnazit “Ahmet Gashi”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se shkolla vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore, raporton Front Online.

Ahmeti ka thënë se kanë dërguar ekspertët për të përgatitur projektin e renovimit të shkollës, por, siç ka shkruar ai, në raport u është thënë që Shkolla paraqet rrezik për nxënësit për shkak të dëmtimit në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës.

Duke theksuar se gjendja brenda gjimnazit është tejet e rrezikshme, ka sqaruar se aty do të ketë ose renovim ose rindërtim të shkollës së re.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Sot jam takuar me përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e Gjimazit Ahmet Gashi, për të përsëritur atë që e kemi thënë që tre muaj tani.

Shkolla vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore. Kemi dërguar ekspertët për të përgatitur projektin e renovimit të shkollës, por në raport na është thënë që Shkolla paraqet rrezik për nxënësit për shkak të dëmtimit në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës.

Ne kemi vendos që përkohësisht me i zhvendos nxënësit, sepse me jetë nuk bëjmë kompromise. Bashkë me Këshillin Drejtues të Shkollës jemi dakorduar edhe për një vlerësim profesional, për të na dhënë mendim të dytë për gjendjen e shkollës.

Në bazë të raporteve, vendosim se a po e renovojmë, apo nevojitet rindërtim. Në secilin rast lëvizja e nxënësve është e përkohshme për shkak të sigurisë së tyre.

Po e shoh që një subjekt politik po tenton me politizu rastin duke shpërndarë propagandë të rrejshme, por duhet ta dinë që me jetë të fëmijëve nuk ka politikë dhe nuk ka kompromis.”/Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera