[wp-story]

Lajme

Ahmeti: Pas zgjedhjeve na duhet koalicion më i gjerë me mbi 70 deputetë

Ahmeti: Pas zgjedhjeve na duhet koalicion më i gjerë me mbi 70 deputetë
08:41 | 07 Shtator 2019

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD) do të qeverisë me vendin për katër vjetët e ardhshme shprehet i bindur, Shpend Ahmeti kryetar i kësaj të fundit.

Ahmeti në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se Qeveria e re duhet që të formohet menjëherë pas zgjedhjeve pa vonesa.

Pasi që sipas tij, vendin e presin shumë procese që kanë mbetur në gjysmë, por që ai po konsideron se Kosova është shumë vonë sa i përket zhvillimit ekonomik.

“Po besoj që jemi pretendent ndër kryesorët për t’i fituar zgjedhjet dhe natyrisht koalicionet varen prej rezultatit zgjedhor, por me më rëndësi për neve, varen prej programit qeverisës, ne i kemi pikat tona të cilat i kemi pas si kushte edhe në koalicionin parazgjedhor që e kemi bo dhe do të insistojmë që ato të njëjta pika të jenë pjesë e programit qeverisës të çfarëdo koalicioni që mund të negociojmë”.

“… tash jemi dy subjekte në një koalicion, besoj që vendimet do t’i marrim bashkë, por më e mira do ishte të formohej shpejtë qeveria pas zgjedhjeve sepse na presin detyra goxha të mëdha e jo veç dialogun që po e përmendin bashkësia ndërkombëtare, por jemi shumë vonë edhe me zhvillim ekonomik dhe plotë çështje të tjera të cilat duhet të fillojnë”.

I pari i PSD-së, , thotë se ata janë të hapur edhe për bashkëpunime me parti të tjera pas zgjedhjeve, pa i përmendur me emra.

Ahmeti shprehet një koalicion më i gjerë duhet të ndodhë pasi që sipas tij, duhet të krijohet një Qeveri më stabile.

“Sistemi jonë zgjedhor dhe bazuar në këto sondazhe që po i shohim, janë 3 subjekte dhe një koalicion që pretendojnë vendin e parë, besoj që do ketë një shpërndarje të votës, kështu që nuk do ti merr as një parti 51 për qind apo mjaftueshëm sa që të bëj një Qeveri, ndërsa nëse është një mesazh të cilin e kam kuptuar edhe nga ajo se çka na pret, mendoj se do jetë një koalicion më i gjerë, pra nevojitet një qeverisje më stabile, jo me 61 62 deputetë që gjithmonë janë në kufij të rrëzimit dhe mos funksionimit, pra është mirë që një qeveri të ketë së paku 70-75 deputetë”.

Të hapur për bashkëpunim si me partitë të tjera, PSD-ja nuk po shihet të jetë edhe me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Madje Ahmeti thotë se është mirë për Kosovën dhe vetë PDK-në që kjo e fundit të mbetet në pozitë në këtë mandat.

“Do ishte mirë edhe për Partinë Demokratike të Kosovës edhe për Kosovën, që të kalojë në opozitë se paku një mandat, mendoj që kjo është e mirë për Kosovën, duke parë që nuk është mirë që një subjekt të jetë kaq gjatë në pushtet, mendoj se kanë të tjerat çka për të treguar, ato pika të cilat i kemi prezantuar edhe para Aleancës, por edhe para tjerëve kur kemi diskutuar, qoftë me Nismën, LDK-në, nuk është se janë pranuar”.

“…këto janë vettingu në gjyqësorë e polici për luftën kundër korrupsionit, janë disa çështje të zhvillimit ekonomik të cilat i kemi potencuar dhe natyrisht mbrojtja sociale që për ne është tepër me rëndësi, reformat në arsim dhe shëndetësi i kemi të shkruara, këto janë pikat të cilat ne insistojmë që të jenë pjesë e programit qeverisës në çfarëdo koalicioni në të cilin ne do të merrnim pjesë”.

Ahmeti, thotë se me ardhjen e tyre në qeveri bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, do ketë hapësirë të mjaftueshme për tu arritur një marrëveshje me Serbinë, por që sipas tij, jo me kosto të dhënies së territoreve.

“Mendoj që dialogu nuk është zgjidhje e Qeverisë, dialogu do të jetë gati se obligim karshi bashkësisë kombëtare dhe mendoj që do jetë mirë për Kosovën nëse e zgjidhim dhe i japim shans dialogut. Mendoj që nuk ka asnjë subjekt në Kosovë që thotë që nuk duhet të ketë dialog, por jo marrëveshje me çdo kusht, marrëveshje e cila i ruan interesat e Kosovës, e përmirëson jetë në përgjithësi”.

“Këto janë çështje për të cilat ne mund të diskutojmë, për të drejtën e minoriteteve, për shqiptarët në Serbi e kemi thënë edhe në platformën që e kemi përgatitë, mendoj që ka mjaftueshëm hapësirë për tu arritur marrëveshje, por jo me kosto të dhënies së territorit apo krijimit të nivelit të tretë të qeverisjes në Kosovë”, tha Ahmeti.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera