[wp-story]

Lajme

Ahmeti: Haradinaj ia ka bërë dëmin më të madh PDK-së

Ahmeti: Haradinaj ia ka bërë dëmin më të madh PDK-së
21:34 | 04 Shtator 2019

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti, është i ftuar në T7 ka thënë se Haradinaj i ka bërë dëmin më të madh PDK’së. Ai gjithashtu ka krahasuar PSD’në me Nismën duke thënë se si Nisma që hyri në koalicion me PAN’in, edhe PSD’ja është bashkuar me një parti më të madhe. Ai ka sqaru se cilat parti do ta çojnë PDK’në në opozitë dhe rolin e Haradinajt në këtë mision.

“Unë mendoj që dëmin më të madh që ja ka bërë dikush PDK’së është Ramush Haradinaj”, ka thënë kreu i Prishtiëns.

Ai ka sqaru synimin e koalicionit AAK-PSD.

“Synimi i jonë është që PDK’ja të kalojë në opozitë. Ne kemi hy në koalicion me një parti të madhe dhe pak a shumë është rasti si i Nismës në zgjedhejt e kaluar. Kur ka dalë Nisma prej PDK’së, në sondazhe nisma ka qenë 1.2%, pastaj ka hy në koalicion me PAN’in, nuk është zhdukë dhe sot nuk bëhet fjalë për mos-kalimin e pragut”, ka thënë Ahmeti në Pressing.

Ahmeti edhe një herë i bëri thirrje LDK’së dhe Vetëvendosjes të kontribuojnë në rrëzimin e PDK’së.

“Unë mendoj që PDK’ja duhet të shkojë në opozitë, LDK’ja duhet të kontribuojë, madje edhe Vetëvendosje”, ka thënë Ahmeti.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera