×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti bën thirrje për ndryshime kushtetuese: Zgjedhjet e radhës do t’i vajtojmë prapë!

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese për të qartësuar procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, afatin 15-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe certifikimin e kandidatëve të dënuar nga gjykata.

    Në prag të zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se sa herë që ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, flitet për mangësi dhe zbrazëtira të Kushtetutës.

    Ai ka kritikuar edhe vendimin e Kushtetueses që kryeparlamentari i takon partisë fituese të zgjedhjeve teksa ka shtuar se pasiguri ka shkaktuar edhe vendimi i fundit që ua ndalon kandidimin për deputetë të dënuarve për vepër penale në tri vitet e fundit.

    Postimi i plotë:

    Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta. Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë…Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave.
    Edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë. Do të ishte mirë që pas këtyre zgjedhjeve të fillohet një proces i ndryshimeve kushtetutese për të qartësuar së paku tri gjëra: (i)procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve; (ii) Kur fillon të ec afati 15 ditor nga certifikimi i rezultateve për mandatarin dhe (iii) certifikimi i kandidatëve të dënuar nga gjykata.Përndryshe në zgjedhjet e radhës do ti vajtojmë prapë këto mangësi.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Nita Latifi sot feston ditëlindjen e 32-të. Këngëtarja e njohur morri urime të përzemërta nga miqtë e familjarë të saj. Mes urimeve...
    Sport28 Mars 2024
    Real Madridi ka filluar të rinovojë kontratat me disa nga futbollistët e tyre. I pari ishte mesfushori gjerman, Toni Kroos, i cili...
    Front TV28 Mars 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se falë “punës së jashtëzakonshme të Qeverisë Kurti”, Kosova ka avancuar drejtë anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.