×
  • Lajme
  • Lajme

    Agronomët: Kultivimi i gështenjës në Dukagjin, veprimtari fitimprurëse

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Kultivimi i gështenjave po shihet si veprimtari mjaft fitimprurëse në rajonin e Dukagjinit. Kultivuesit dhe agronomët thonë se kultivimi i gështenjës autoktone në këtë rajon është më i madh se në rajone të tjera.

     

    Ngritja e pemishteve të reja me gështenja, vitet e fundit, po shihet si veprimtari mjaft fitimprurëse edhe nga fermerët deçanas.

    Beqir Mehmetaj nga Isniqi, në pemishten e tij të re, ka filluar edhe kultivimin e fidanëve të gështenjës, për të cilët, siç shprehet ai, interesimi i fermerëve për mbjelljen e tyre po rritet dita-ditës.

    “Me ngritjen e saj kam pas pak problem sepse vitet e para janë pak me vështirësi mirëpo me këtë veprimtari jam i kënaqur sepse dita ditës ka filluar edhe interesimi për kultivimin e fidanëve të gështenjave vendore. Momentalisht i kam 12- 13 mijë fidanë të moshave të ndryshme, një, dy dhe tre vjeçare. Tash ka filluar edhe përkrahja nga institucionet; nga komuna dhe ministria me subvencione. Ministria kanë filluar edhe me grante sepse rritë interesimi për me i shtuar sipërfaqet me gështenja vendore”, tha ai.

    Në rajonin e komunës së Deçanit, por edhe komunave tjera si ato të Junikut dhe Gjakovës, përparësitë për kultivimin e gështenjës autoktone janë shumë më të mëdha, thotë agronomi Bajram Çeku.

    “Janë gështenja të cilat i pranon toka e komunës sonë por edhe ma gjanë, dmth, këto fidane ambientohen dhe kultivohen më mirë. është një mundësi e mirë edhe për komunat tjera. Tash jemi te një fidan ku është viti i katërt dhe po shihet se në çfarë frytëdhënie është, ky ka pas ujitje të kontrolluar. Dmth të gjitha fidanët parashihet që në vitin  e tretë  dhe të katërt të hyjnë në frytdhënie. Ndërsa frytdhënien e plotë e mërijnë varësisht prej kushteve të përgjithshme, ndërsa zakonisht në vitin  7 dhe 8 arrijnë frytdhënie të plotë”, tha ai.

    Për të rezultuar e suksesshme një pemishte e re me rastin e mbjelljeve të fidanëve të rinj, Çeku thotë se është e domosdoshme që të bëhen analizat e tokës, në mënyrë që të shihet se çfarë përbërje disponon toka dhe çka i mungon./rtk

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    Një grua është arrestuar dje më 28 shtator në Prishtinë për shkak se dyshohet që në cilësinë e zyrtares në një kompani...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, takoi mbrëmë shoqata dhe organizata shqiptare që...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë bërë thirrje që organet kompetente të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Disa orë pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli nuk do të përjashtojë mundësinë që...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Popullsia e disa vendeve po bën përparim të konsiderueshëm për sa i përket pasurisë për të rritur. Raporti i Pasurisë Botërore 2024...
    Sport28 Shtator 2024
    Eris Bajra arriti të fitojë titullin “IBO World Youth”, në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar mposhti Raul Ugueto nga Venezuela....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.