Lajme

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi
19:43 | 25 Gusht 2020

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Kastriot Shehdadi, i cili ndërroi jetë sot në moshën 52-vjeçare.

Shehdadi për shumë vite ka punuar si gazetar në disa media të Kosovës e Shqipërisë, ku u dallua për profesionalizmin dhe kontributin që dha në fushën e gazetarisë.

Krahas punës si gazetar, ai punoi për 20 vjet edhe si Zyrtar për Informim në Komunën e Gjakovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria

Të tjera