×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK ndan çmimet vjetore për gazetari, Saranda Ramaj gazetarja e vitit

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2022

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot ka ndarë çmimet vjetore për gazetari për gazetarët dhe storiet e tyre në gjashtë kategori të ndryshme.

    Ndarja e çmimeve u bë me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, Bashkimit Evropian, Zyrës së UN Women dhe Ambasadës Gjermane.

    Gazetare e vitit 2022 u zgjodh Saranda Ramaj nga Grupi Koha.

    Përmes këtyre çmimeve, AGK-ja dhe partnerët e saj duan ta promovojnë lirinë dhe sigurinë e mediave dhe gazetarinë profesionale, dhe t’i nderojnë gazetarët të cilët kanë  krijuar storie të jashtëzakonshme gjatë vitit 2022.

    Saranda Ramaj, është gazetare në Grupin Koha. Ajo ka shkruar shumë artikuj me interes për publikun dhe ka bërë shumë storie investigative. Ato kanë të bëjnë me korrupsionin, parregullsitë në sistemin e drejtësisë, keqpërdorimet në shëndetësi dhe prokurim, dhe dhunën kundër vajzave dhe grave.

    “Me këto çmime, ne e tërheqim vëmendjen kah e gjithë puna e bërë nga mediat, dhe të gjitha vështirësitë me të cilat përballen ato gjersa e mundësojnë demokracinë përmes informimit të publikut dhe mbajtjes së qeverive dhe zyrtarëve si llogaridhënës dhe përgjegjës. Ne të gjithë duhet të sigurojmë që gazetarët të mund të punojnë të lirë derisa të gjitha sulmet kundër mediave duhet të hetohen dhe gjykohen menjëhere,” tha Tomas Szunyog, Ambasadori i BE-së në Kosovë. Ai ia ndau çmimin e Web Stories më të Mirë të Vitit Adelina Ahmetit.

    Adelina Ahmeti është gazetare në KALLXO. Seria e saj e artikujve ka të bëjë me Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili e ka anuluar rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional në zyrat e prokurorisë në Gjakovë, Pejë dhe Prizren, pasi që BIRN kishte raportuar se Kryeprokurori në Gjakovë, Ramiz Buzhala, i kishte shpërndarë pyetjet e testimit.

    “Jam krenare që zyra e UN Ëomen e ka themeluar “Çmimin Vjetor në Gazetari për Fuqizimin e Grave”. Në kohën kur mediat dominohen nga çështjet politike, dhe e minimizojnë hapësirën për çështjet siç janë barazia gjinore apo ndikimi i krizës globale mbi gratë dhe vajzat, ky çmim që do të ndahet sot po ashtu përqendrohet në rëndësinë e avancimit të barazisë gjinore, dhe në fuqizimin e grave përmes mediave në Kosovë” tha Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës së UN Ëomen në Kosovë. Ajo ua ndau këtë çmim Riola Morinës dhe Medinë Dautit.

    Riola Morina dhe Medinë Dauti, janë gazetare në QIKA. Ato e fituan çmimin për artikullin e tyre “Gratë e padukshme”. Ky hulumtim i kryer prej tyre e shtjellon natyrën ndërsektoriale të sfidave me të cilat përballen gratë e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, dhe e nxjerr në pah faktin që ato gra janë në mënyrë të veçantë të prekura nga varfëria dhe përjashtimi. Ato përballen me diskriminim në shumë nivele: edhe si gra, edhe si pjesëtare të një grupi etnik të margjinalizuar.

    “Jam me të vërtetë i mahnitur me punën tuaj. Fakti që seria juaj e raportimit ka nxitur reagime të panumërta jo vetëm nga OJQ-të dhe publiku në përgjithësi, por edhe nga institucionet qeveritare, do të thotë që me këtë njoftim për praktikat dhe qëndrimet diskriminuese ndaj nxënësve nga komunitetet pakicë nga RAE, storia juaj bëri një ndryshim!! Madje do të shkoja edhe më tej. Ndalimi i diskriminimit ndaj këtyre fëmijëve shumë të rinj do ta ndryshojë në mënyrë të qëndrueshme jetën e tyre për të mirë. Çfarë mund të dëshiroj një gazetar/e më shumë!” tha Jörn Rohde, Ambasadori Gjerman në Kosovë teksa ia ndau çmimin TV Storja më e Mirë e Vitit Qendresa Tërshanit.

    Qendresa Tërshani, është gazetare në Klan Kosova. Raportimet e saj kanë të bëjnë me Festën Abetares për nxënësit e klasës së parë ku fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë janë diskriminuar në baza etnike. Me këtë rast, janë shkelur të drejtat e tyre të gjithëpërfshirjes në aktivitetet kulturore shkollore. Publikimi i kësaj kronike ka nxitur shumë reagime nga ana e të gjitha institucioneve në nivelin qendror dhe lokal, duke i përfshirë këtu edhe organizatat e shoqërisë civile. Si rezultat i kësaj kronike, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit i ka nisur hetimet përkatëse.

    Xhavit Kajtazi, gazetar i sportit dhe anëtar i jurisë ia ndau çmimin e Storjes më të mirë nga Sporti Dardan Idrizit.

    Dardan Idrizi, është gazetar në RTV Dukagjini. Storia e tij ka të bëjë me Sabri Çabrën dhe Astrit Hasanin, të dy tifozë të KB Trepça, të cilët asnjëherë nuk mungojnë në asnjë ndeshje të këtij klubi, edhe pse të dy këta persona janë të palëvizshëm.

    Besnik Latifi, kameraman dhe anëtar i Bordit të AGK-së ua ndau çmimin e Kameramanit më të Mirë të Vitit Korab Bashës dhe Burim Mjekut.

    Korab Basha dhe Burim Mjeku, janë kameramanë në Telegrafi. Ata e fituan çmimin me filmimin e bërë për storien “Pjesëtarët e FSK-së gjatë ushtrimeve në “Barrakat e Ushtarëve të NATO-s në Istog”.

    “Jam shumë i lumtur që e shoh punën e palodhur dhe përkushtimin e kolegëve tanë të shpërblehet sot, në këtë ceremoni. Ne e kemi parë një gazetari shembullore këtë vit e cila ka hedhur dritë mbi tema të tilla si keqpërdorimi i fondeve publike në sistemin shëndetësor e deri tek diskriminimi racor në vend, apo shkeljet serioze etike në sistemin e drejtësisë. Është tepër inkurajuese të shohësh se shumica e fitueseve të çmimeve janë gra, gjë kjo që tregon se çfarë roli kyç e luajnë ato në skenën tonë mediatike” tha Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

    Anëtarë të jurisë në edicionin e sivjetmë të Çmimeve Vjetore të Gazetarisë ishin: Ismet Hajdari – Gazetar shumëvjeçar, Blerjana Bino – Hulumtuese në platformën SafeJournalists, Xhavit Kajtazi – Gazetar shumëvjeçar i sportit, Arben Hajredinaj nga Misioni i OSBE-së dhe Fatmire Tërdevci nga zyra e Bashkimit Evropian.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.