×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK dënon gjuhën kërcënuese të Melihate Tërmkollit ndaj gazetarit Arsim Lani

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e vlerëson tërësisht të papranueshme gjuhën ofenduese dhe kërcënimet nga anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, Melihate Tërmkolli, në drejtim të gazetarit, Arsim Lani.

    Tërmkolli gjatë ditës së djeshme përmes një mesazhi elektronik të dërguar pas emisionit ‘Frontal’ udhëhequr nga Lani, e ka quajtur atë “bërllok” dhe “i pafytyrë”, për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio. Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu e ka kërcënuar gazetarin, duke i thënë se “do ta paguajë për mundin dhe ftohjen” që sipas saj, ai ia ka shkaktuar.

    “Për AGK-në është shqetësuese fakti që gazetarët janë ende pre e ofendimeve të tilla nga zyrtarët politikë. Gjuha e tillë denigruese e përdorur nga Tërmkolli, është tërësisht e papranueshme dhe e cenon lirinë e shprehjes dhe medieve. AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së, transmeton Gazeta Express

    Ndryshe, Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka kërcënuar dhe fyer gazetarin, Arsim Lani.

    Gazetari Lani ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook ku Tërmkolli e quan të pafytyrë, bërllog, duke i thënë se do t’i paguan të gjitha, siç thotë do ta paguajë për mundin që ka bërë derisa të shkojë në televizion./FrontOnline/

     

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, nënkryetarin e senatit të parlamentit,...
    Lajme24 Prill 2024
    Zyra e Kryeministrit sot ka nxjerrë detaje tjera nga biseda e mbrëmshme e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron....
    Lajme24 Prill 2024
    Mospjesëmarrja e serbëve në votimet për largimin ose jo të kryetarëve në komunat veriore, mund të reflektohet në dialogun Kosovë - Serbi....
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka hedhur votën e tij në Zajaz. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrtoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1.5 miliard eurosh dhe shpreson që të marrë...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se vendi që drejton do të dërgojë armë të reja dhe pajisje në Ukrainë brenda...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Dimtire Shehu, ka treguar se deri në ora 13:00 procesi i zgjedhjeve...
    Lajme24 Prill 2024
    Raporti i “Freedom House” për vitin 2023 ka vlerësuar se në Kosovë liria e përgjithshme e fjalës dhe e shprehjes është disi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.