[wp-story]

Lajme

Agjencia e Emergjencave me ushtrim për menaxhimin e fatkeqësive

Agjencia e Emergjencave me ushtrim për menaxhimin e fatkeqësive
14:16 | 25 Shtator 2019

Në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, po mbahet ushtrimin “Shpata e Argjendë 019-2’ që po organizohet nga KFOR-i së bashku me institucionet e Kosovës.

Ky ushtrim ka për qëllim testimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në komunikim, koordinim dhe bashkëpunim për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Në ushtrim përveç njësive të KFOR-it po marrin pjesë: Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe institucione tjera që kanë rol në Planin e Reagimit Kombëtar.

Ushtrimi po mbahet në të njëjtin kohë në kampin e KFOR-it në “Film City” dhe në Qendrën Operative të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Në fund këtij ushtrimi më 27 shtator do të mbahet analiza pas veprimit për ushtrimin “Shpata e Argjendë 2019-2”, për të evidentuar mangësitë, të arriturat dhe për të rekomanduar për përmirësimet në të ardhmen.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera