×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu, kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Agim Veliu megjithatë do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në ka thënë sot se do të jetë kandidat për deputet.

    “Po, do të jem pjesë e listës. Nuk kam pasur mëdyshje, por që kam qenë deri tani në proces. Jemi të gatshëm për fitore”, ka thënë Veliu për Indeksonline.

    Veliu ka qenë një prej protagonistëve në zhvillimet politike vitin e fundit.

    Ai e ka lëshuar komunën e Podujevës, oër t’u bërë minisër në Qeverinë e Albin Kurtit dhe është shkarkuar më pas. Përplasjet e tij me Kurtin vecse janë thelluar.

    Menjëherë pas shpalljes së rezultateve preliminare më 29 nëntor, ish-kryetari i Podujevës tha se në proceset tjera zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i kthehet fitores.

    “Ne kemi edhe potencial, edhe anëtarësi dhe jemi të përkushtuar që të punojmë për LDK-në, të vazhdojmë të punojmë, pa rreshtur, siç kemi punuar këto 30 vite”, ka deklaruar ai.

    Të nesërmen, Veliu sërish i kishte dhënë rëndësi “rikthimit” të LDK-së.

    “Vitin e ardhshëm beteja e re politike do të na gjej më të përgatitur, më unik dhe më të fortë se kurrë. Kthimi i LDK-së në Podujevë nuk ka alternativë!”, kishte shkruar Veliu në Facebook.

    Në një takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë dje, Veliu tha se “bashkë biseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi”. Ai u shpreh se LDK-ja synon të dalë e para në këto zgjedhje.

    “LDK do të punojë shumë që të dalë e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën falë punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka mbajtur mbledhje me kryetarët e Degëve, ndërsa pas kësaj mbledhje është deklaruar edhe nënkryetari tjetër i partisë, Lutfi Haziri, i cili tha se do të përpiqen që në ditët në vijim t’i kryejnë të gjitha obligimet ligjore dhe kushtetuese që u duhen për zgjedhje.

    Haziri theksoi se LDK-ja në këto zgjedhje do të përfaqësohet me emra kredibilë dhe që e përfaqësojnë ideologjinë e partisë.

    “Ne jemi të gatshëm që edhe nesër edhe në ditët në vijim që t’i përmbushim obligimet ligjore dhe kushtetuese, në mënyrë që në afate ligjore emrat e LDK-së të zbardhen. Do të jenë emra kredibil, burra e gra që përfaqësojnë ideologjinë dhe politikën e LDK-së duke përfaqësuar rininë tonë por edhe komunitete e tjera, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë”, ka deklaruar ai.

    Nënkryetari i LDK-së e pranoi se janë duke biseduar me parti të tjera të vogla për koalicione, teksa shtoi se kjo çështje do të finalizohet javën e ardhshme.

    Qytetarët e Kosovës do të duhet të dalin në zgjedhje për herë të dytë brenda një viti e gjysmë.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ditës së sotme. Njoftimi u bë publik nga ministria e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillohen sot....
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.