×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu e akuzoi për uzurpim, i përgjigjet Shpejtim Bulliqi

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, e ka quajtur uzurpator të institucioneve të shtetit Agim Veliun, pasi ky i fundit dje tha  se Bulliqi ka uzurpuar pronën publike të komunës për ta ndërtuar shtëpinë e tij.

    I pyetur nëse janë të vërteta pretendimet e Veliut për shtëpinë e Bulliqit, ky i fundit tha se Ministri i Punëve të Brendshme është vetë uzurpator.

    “Ai është uzurpator i këtyre institucioneve që 20 vjet, duke filluar nga niveli lokal, partiak, administror e krejt. Ai e ka tregu ftyrën e tij kush është, qytetarët e dinë kush është Agim Veliu e Shpejtim Bulliqi, kanë dallime të mëdha”, tha Bulliqi në një prononcim për Gazetën Express.

    Tutje, Bulliqi foli edhe për zgjedhjet në Podujevë me ç’rast u shpreh i bindur se më 29 nëntor do të ndryshojë përfundimisht qeverisja në Llap.

    “Qytetarët po presin me padurim datën 29 nëntor për ta ndërruar qeverisjen disavjeçare…Po shohim defekte të mëdha që i ka lënë kjo qeverisje, prandaj qytetarët do të votojnë të kenë një tjetër mendësi politike…Unë jam bindur që qytetarët e Llapit këtë problem do ta zgjidhin qysh në raudin e parë”, përfundoi Bulliqi.

    Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme njëherësh nënkryetar në LDK, Agim Veliu, ka deklaruar dje se Lëvizja Vetëvendosje nuk di të bëjë veprime të mençura për shtetin dhe sipas tij, kjo parti vetëm di t’i sulmojë institucionet e vendit me molotov.

    Gjatë një bisede për Gazetën Express, ish-kryetari i Podujevës për disa mandate rresht, thotë se kandidati i LVV-së Shpejtim Bulliqi, është uzurpator dhe shtëpinë e banimit e ka të ndërtuar në pronë të komunës.

    Këto komente Veliu i dha pasi javën që lam pas kundër tij dhe dy ish-drejtorëve të tij, dega e LVV-së në Podujevë ka iniciuar kallëzim penal për “ndërtime të egra”.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një...
    Lajme16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukella është gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj në Pejë. Pas kësaj vrasje, presidentja e Kosovës, Vjosa...
    Lajme16 Prill 2024
    Kandidati i VLEN-it për president në Maqedoni të Veriut, Arben Taravari, e ka uruar votimin ‘për’ të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, iu është gezuar lajmit për mbështetjen që Kosova mori në Strasburg, në votimin e anëtarëve...
    Lajme16 Prill 2024
    Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon e ka quajtur hap të rëndësishëm mbështetjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit të Asamblesë Parlamentare në favor të Kosovës. Ai ka thënë se përkrahja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.