×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu AAK-së: Kur të doni shkojmë në zgjedhje, nuk po e di pse po nguteni për çështjen e presidentit?

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Në përplasjen e fundit rreth presidentin, është përfshirë edhe ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu.

    Në një prononcim për Gazeta Blic, Veliu ka pyetur se pse është duke ndodhur kjo nguti për zgjidhjen e çështjes së presidentit.Madje, Veliu shkon edhe më tej, duke thënë se kushtëzimet mes partnerëve të koalicionit nuk janë të shëndetshme.

    “Së pari, kushtëzime në mes të partnerëve të koalicionit nuk janë të shëndetshme, nuk do të duhej të kishte kushtëzime. Çdo gjë duhet të bisedohet mes partnerëve të koalicionit, marrëveshja jonë kur është bërë nuk është biseduar për presidentin dhe deri sa Kosova e ka presidentin ende, pse kjo farë ngutie? Në momentin kur diçka është e domosdoshme, sigurisht se partnerët e koalicionit duhet të ulen ta diskutojnë dhe të gjejnë marrëveshje, nëse nuk gjendet marrëveshje nuk është fundi i botës, shkojmë edhe në zgjedhje pa kurrfarë problemi”, deklaroi Veliu.

    Sipas Veliut në LDK nuk është diskutuar çështja e Presidentit, dhe në momentin që do diskutohet do të bëhet publik qëndrimi i tyre.

    “Ne nuk e kemi diskutuar këtë çështje në Lidhjen Dekomkratike. Në momentin kur kjo del në organet e Lidhjes Demokratike, e marrim një qëndrim, atëherë mund ta merrni qëndrimin e Lidhjes Demokratike”, thotë Veliu.

    Debati eksloi sot në momentin kur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se për partinë në të cilën është ai, të vetmin emër për president e kanë atë të Isa Mustafës.Kjo nuk mori mirëkuptimin nga AAK-ja e Ramush Haradinajt, parti e cila tashmë ka propozuar kandidatin e tyre.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Lajme28 Mars 2024
    Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka folur për dështimin e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se qëndrimi i Qeverisë është i qartë për qëndrimin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë dhe më pas shkoi në fshatin Izbicë të Skenderajt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.