×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Çeku pas shpalljes së aktgjykimit: Ishte një vendim i drejtë dhe i pritur

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Agim Çeku, i akuzuar në rastin e njohur si “Veteranët”, ka deklaruar se aktgjykimi lirues ndaj tij dhe të akuzuarve tjerë është i drejtë dhe i pritur.

    “Aktgjykimi lirues për mua dhe anëtarët e tjerë të komisionit për verifikimin e veteranëve është aktgjykim i drejtë, i pritur. Gjatë tërë kohës që nga fillimi e kam ndjerë vetën të pafajshëm, këtë e dëshmuam gjatë këtij procesi dhe ishte një vendim i drejtë dhe i pritur”, tha Çeku, pas shpalljes së aktgjykimit të martën.

    Ai së bashku me ish-ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputetin Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtakun, Sadik Halitjahan, Qelë Gashin, Shukri Bujën, Ahmet Dakun, Faik Fazliun, Smajl Elezajn, Fadil Shurdhajn dhe Xhavit Jasharin janë liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin të vitit 2019.

    Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19.500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

    Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë akuzohen se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

    Në këtë aktakuzë janë të përfshirë 12 persona të cilët ngarkohen me veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Siç kishte raportuar “Betimi për Drejtësi”, listës së personave të akuzuar i prinë Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

    PSRK-ja, po ashtu i kishte propozuar kësaj gjykate që ta lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale..

    Tutje, sipas PSRK-së, nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

    Ndërsa, me aktakuzën e dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, në përvjetorin e 25-të ku u vranë 46 shqiptarë. Osmani...
    Vip29 Mars 2024
    Markat e ndryshme të modës, sidomos ato luksoze, shpeshherë krijojnë produkte me dizajne unike, e të cilat jo rrallëherë edhe kritikohen shumë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët romë, ashkali dhe egjiptianë, në një tryezë të rrumbullakët...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.