[wp-story]

Lajme

Agim Bahtiri i shkon në vizitë kryeparlamentarit Konjufca

Agim Bahtiri i shkon në vizitë kryeparlamentarit Konjufca
16:56 | 10 Janar 2020

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur për vizitë kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtirin

Konjufca për vizitën e Bahtirit ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku edhe ka publikuar foto me të njëjtin.

“Kënaqësi me qenë i vizituar nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, zt. Agim Bahtiri”, shkroi Konjufca.

Kujtojmë që Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri para zgjedhjeve të gjashtë tetorit ka kaluar nga AKR-ja në Lëvizjen Vetëvendosje, parti me të cilën kishte treguar afërsi edhe para se të anëtarësohej./Front Online/

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera