×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Aliu për Ligjin ligjin për tatimin në pronë: Ky është litari më shtrëngues për bizneset e Republikës së Kosovës

    FrontOnline
    03 Nëntor 2024

    Kryetari i Ferizajit theksoi se çështja për Ligjin për tatimin në pronë është diskutuar me Bordin e Asosacionit të Komunave, i cili ka lobuar që ky ligj të mos zbatohet siç ishte parashikuar nga Qeveria.

     ‘’ Kjo është çështje që ne e kemi diskutuar me Bordin e Asosacionit të Komunave dhe Asosacioni i Komunave ka lobuar që ky ligj të mos zbatohet siç ka qenë e paraparë nga qeveria e Republikës së Kosovës’’, tha Aliu.

    Ai theksoi se ligji paraqet një masë shumë shtrënguese për bizneset dhe qytetarët, të cilët po përballen me vështirësi si rezultat i rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

    ‘’E kemi parë që është një masë shumë shtrënguese duke e pasur parasysh faktin se bizneset kanë qenë janë dhe mbetën në vështirësi e po ashtu edhe qytetarët e familjet tona si rezultat i ngritjes së vazhdueshme të çmimeve’’, deklaroi kryetari i Ferizajit.

    Kryetari shprehu shqetësimin se ligji i ri do t’i ngarkonte jashtëzakonisht shumë bizneset dhe theksoi nevojën për një ri-vlerësim të tij.

    ‘’ Qeveria ka bërë vlerësimin e pronës dhe ligjin e ri me të cilin i ngarkon bizneset jashtëzakonisht shumë  dhe ne duke parë këtë ngarkesë nga qeveria e Kosovës kemi lobuar që kjo të shtyhet  dhe do të donim që kjo të kishte edhe një ri-vlerësim, ri-adamentim në mënyrë që kjo të mos bëhet barrë e rëndë për bizneset e për familjet’’, tha Aliu për FrontOnline.

    Ai shprehu bindjen se kjo masë do të ishte një barrë e rëndë për bizneset, madje duke thënë se shumë prej tyre mund të mbyllen si pasojë. Megjithatë, ai u shpreh i kënaqur për shtyrjen e zbatimit

    ‘’ Jemi shumë të sigurte si  kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës , e në këtë rast edhe si kryetar i Komunës së Ferizajit që ky është litari më shtrëngues për bizneset e Republikës së Kosovës, madje po të ndodhte jam i bindur që shumë nga bizneset do të mbylleshin, por më vjen mirë që do të shtyhet dhe ne do të bëjmë presion’’, tha Aliu.

    Kryetari  nënvizoi se, pavarësisht se komunat do të përfitonin buxhetarisht nga ky ligj, është më e rëndësishme që të mbrohen interesat e bizneseve dhe qytetarëve.

    ‘’ Ani pse në kuptimin buxhetor komunat do të ishin përfituese sepse do t’i inkasojnë këto mjete, por ne nuk kemi dashur ti inkasojmë këto mjete në kurriz të dëmit për bizneset, për familjet e qytetarëve , prandaj kemi hequr dorë nga ky përfitim buxhetor në mënyrë që bizneset tona të jenë më të forta dhe të përballojnë më lehtë situatën  ekonomike në Kosovë’’, përfundoi Aliu.

    Tërheqja e Muratit/ Ligji për Tatimin në Pronë do t’i dëmtonte bizneset dhe konsumatorët, të ndryshohet plotësisht

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Gjeneral brigade Ilir Qeriqi, së bashku me bashkëpunëtorët, ka vizituar Komandën e Mbrojtjes Territoriale të Gjermanisë, ku u prit nga stafi i...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Sokol Bashotës pas pesë vjetësh. Këtë e bëri të ditur vetë...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës protestoi sot para objektit të qeverisë lidhur me mospajtimin me propozimin e qeverisë për rritje...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot janë paraqitur me shalle dhe lule ngjyrë portokalli. Kjo në shenjë solidarizimi me fushatën “16 ditët...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në bazën e EULEX-it, janë sjell të arrestuarit e sotëm të Gjykatës Speciale, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-kreu i AKI-së, Bashkim...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje këmbësorëve që të respektojnë rregullat e trafikut, duke u kujdesur kështu për sigurinë e vetes....
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot Gjykata Speciale ka arrestuar Isni Kilajn, Bashkim Smakajn e Fadil Fazliun. Përveç tyre, Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K). Haradinaj gjatë këtij bashkëbisedimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.