×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Afro-amerikanët e armatosur deri në dhëmbë organizojnë paradë në SHBA

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Grupi sensacional militant afro-amerikan i quajur “Not F***ing Around Coalition” (NFAC), ka zhvilluar dje një tjetër paradë force në Lafayette, Louisiana për të protestuar dhe kërcënuar kundër dhunës së policisë.

    Demonstrimi vjen mes rritjes së tensioneve racore të shkaktuara nga vrasje e afro-maerikanit George Floyd në duart e Policisë së Minnesota tre muaj më parë.

    Disa qindra militantë të NFAC të maskuar e të armatosur rende bënë paradë në Lafayette, disa prej të cilëve mbanin jelekë anti-plumb dhe mjete të tjera taktike ushtarake.

    Organizatorët thonin se marshimi kërkonte drejtësi për Trayford Pellerin, një afro-amerikan që është vrarë me armë nga policia në Lafayette gjatë protestave të gushtit.

    Militantët thanë gjithashtu se ishin motivuar nga një kongresmen amerikan që sipas tyre i kishte kërcënuar me një mesazh në rrjetin Facebook.

    Kreu i NFAC i quajtur ‘Grandmaster Jay’, tha në një fjalim që mbajti, se slogani i presidentit Donald Trump ‘Make America Great Again’ (Ta bëjmë SHBA përsëri të madhe) nuk i referohet fare njerëzve me ngjyrë.

    “Nuk mbaj mend asnjëherë që ky vend të ketë qenë ‘i madh’ për ne,” tha ai, ndërsa më tej turmat brohorisnin“Black power”(Fuqia zezake).

    Marshimi përfundoi qetësisht por një individ raportohet se u arrestua pasi zbrazi armën e tij. Grupi tha se individi nuk ishte pjesë e organizatës.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....
    Lajme29 Mars 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare e themelimi i...
    Lajme29 Mars 2024
    Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje qysh javën...
    Lajme29 Mars 2024
    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur...
    Lajme29 Mars 2024
    Faturimi i rrymës ende s’ka filluar anipse më 9 dhjetor të 2023-tes, KEDS pati nënshkruar kontratë me Elektroserverin për të shpërndarë dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.