×
  • Lajme
  • Lajme

    Afro 50 mijë persona protestuan kundër partive pro-serbe në Mal të Zi

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqendrën e Malit të Zi, Podgoricë, të dielën mbrëmje duke valuar flamujt nacional ndërsa kanë protestuar kundër përdorimit të simboleve nacionaliste serbe nga partitë opozitare që kanë fituar zgjedhjet javën e kaluar, shkruan agjencia Reuters.

    Protestuesit kanë bërë thirrje: “Kjo nuk është Serbi” dhe “Ne nuk e japim Malin e Zi”.

    Partia DPS e Millo Gjukanoviqit, humbi zgjedhjet parlamentare javën e kaluar, ndonëse mori numrin më të madh të votave. Ai nuk do të jetë në gjendje të formojë Qeverinë për herë të parë që nga viti 1990.

    Partitë opozitare, përfshirë Fronto Demokratik pro-serb, kishin organizuar tubime për të festuar fitoren duke valuar flamuj serbë dhe duke ngritur tre gishta, gjest i njohur si përshëndetje serbe.

    Të dielën njerëzit filluan të mblidheshin në Podgoricë në pasdite duke valuar flamuj nacional.

    “Erdha nga Cetinje për të dhënë përkrahjen për Malin e Zi, si gjithmonë. Nuk e japim shtetin tonë”, ka thënë një nga protestuesit, Milo Martinoviq.

    Sipas të dhënave të policisë në tubimin në Podgoricë ishin rreth 50 mijë vetë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka ftuar Qeverinë Kurti që ta rrisë vigjilencë në maksimum nga ndonjë sulm i mundshëm. "E,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat “Apple” dhe “Nike” për mbrojtës të...
    Lajme19 Prill 2024
    Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithëse paralajmërimet ndërkombëtare. Në të njejtën monedhë ia ktheu Izraeli-Iranit të enjten...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka takuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson. Zemaj...
    Sport19 Prill 2024
    Phil Foden ka shpjeguar pse Jude Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ dhe ai po shpreson se do t’i korrigjojë gabimet e...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputetja Blerta Deliu – Kodra e ka akuzuar ministren për vjedhje shtetërore në Komisionin për Integrime Evropiane ku raportoi ministrja e Industrisë,...
    Vip19 Prill 2024
    Njëri nga emrat më të kërkuar prej festivaleve nëpër botë – Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Sport19 Prill 2024
    Deri në këtë fazë të kampionatit, për Dritën si pretendente e titullit kampion, flitej pak, pasi gara ishte fokusuar te Ballkani dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.