×
  • Lajme
  • Lajme

    Afro 13 mijë të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Dy javët e fundit është raportuar rënie e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa është rritur edhe numri i të shëruarve, vetëm në 24 orët e fundit 104 pacient kanë fituar betejën me koronavirusn.

    Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 mijë 674 raste. Megjithëse shqetësuese po mbetet numri i vdekjeve. Aktualisht kemi 615 viktima si pasojë e virusit.

    Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 15 mijë 142 nga 62 mijë 607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.

    Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1 mijë e 853, derisa numri i vdekjeve ka shkuar në 615.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë)”, ka njoftuar sot IKSHPK.

    IKSHPK, sot ka njoftuar se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike

    Nga Rubrika
    Kronika15 Mars 2025
    Një grua dhe tre burra nga Mitrovica kanë marrë tretman mjekësor pas kishinë pasur kontakt me rrymën, ka njoftuar policia. Policia tha...
    Kronika15 Mars 2025
    Një i dyshuar për një vrasje në tentativë që kishte ndodhur më 1 shkurt të këtij viti është dorëzuar vetë në polici...
    Lajme15 Mars 2025
    Time Kadrijaj nga AAK në një prononcim për FrontOnline ka thënë  se të priten rezultatet e certifikimit të rezultateve. Ai shtoi se...
    Të tjera
    Kronika15 Mars 2025
    Në Bansjkë të Zveçanit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër është gjetur dhe sekuestruar një pushkë. Siç njofton Policia e...
    Lajme15 Mars 2025
    Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në Hodanc të Ranillugut, ku mbetën të vdekura dy vajza. Në raportin 24-orësh...
    Lajme15 Mars 2025
    Ekrem Hyseni nga LDK ka deklaruar se partia e tij e ka pranuar statusin e opozitës pas zgjedhjeve parlamentare dhe se qytetari...
    Kronika15 Mars 2025
    Një burrë është gjetura pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren....
    Kronika15 Mars 2025
    Një person në Rahovec ka raportuar se i është vjedhur kasaforta në të cilën kishte pistoletën me 30 fishekë. Siç bëhet e...
    Kronika15 Mars 2025
    Është arrestuar një grua në Pejë pasi e njëjta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së saj të mitur. Siç bën të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.