×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Afro 100,000 të vdekur deri më tani nga pandemia në Brazil

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në Brazil pritet të arrijë në 100,000 të shtunën dhe të vazhdojë të rritet tutje pasi shumica e qyteteve i kanë rihapur dyqanet dhe restorantet, ndonëse pandemia ende nuk e ka arritur kulmin.

    Në përballje me përhapjen më vdekjeprurëse të një sëmundjeje që nga Gripi Spanjoll para një shekulli, Brazili i raportoi rastet e para të koronavirusit në fund të shkurtit. Për tre muaj, nga ky virus vdiqën 50,000 persona, ndërsa për 50 ditë më vonë vdiqën 50,000 të tjerë.

    Dr. Jose Davi Urbanez, anëtar i Shoqatës për Sëmundje Ngjitëse, bashkë me ekspertë të tjerë e ka ngritur alarmin për shkak se Brazili ende nuk ka plan të koordinuar për ta luftuar pandeminë, në kohën kur shumë zyrtarë janë të përqendruar në rihapje, e cila pritet ta përkeqësojë gjendjen.

    Dy ministra të shëndetësisë, të dy mjekë të trajnuar, kanë dhënë dorëheqje për shkak të mospajtimeve me presidentin Jair Bolsonaro. Ministri i tanishëm i Shëndetësisë është gjeneral ushtarak, i cili e ka braktisur thirrjen për distancë sociale, që ekspertët e vlerësojnë jetike, por presidenti e kundërshton.

    Bolsonaro, që e ka quajtur koronavirusin “grip të vogël”, thotë se është shëruar nga ky virus duke përdorur Hidroksiklorokinë, substancë që më parë është përdorur kundër malaries dhe nuk ka shfaqur rezultate shkencore kundër koronavirusit.

    Brazili është në vendin e dytë në botë në listën e shteteve më të prekura nga koronavirusi me 2.96 milionë persona të infektuar. Para tij ndodhen vetëm Shtetet e Bashkuara me 4.94 milionë.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Task Forca e sapokrijuar për abuzimin në familje vlerëson se ka rreth 160 mijë fëmijë viktima të dhunës seksuale në Francë çdo...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi brenda Gazës, raporton se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm si rezultat...
    Bota/Rajoni01 Dhjetor 2023
    Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi brenda Gazës raportoi se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm si rezultat...
    Të tjera
    Vip01 Dhjetor 2023
    Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Adri ka hedhur akuza kundrejt Blerandos, për një gjest të pahijshëm. Adri ka thënë...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me transmetimin e një video materiali, protagonistë të së cilit janë, Blero dhe...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Buci thotë se “akoma s’ka asgjë mes tij dhe Santianës”, por kjo e fundit insiston se janë veç miq (VIDEO) Gjatë spektaklit...
    Vip01 Dhjetor 2023
    Sonte në shtëpinë me të famshme ka hyrë e fejuara e Yllit Verona. Ajo do të takoj Yllin, ku do të tregoj...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Detaje tronditëse u zbuluan sot për vrasjen e Liridona Murselit, të mërkurën mbrëma në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë. Vrasja e saj...
    Lajme01 Dhjetor 2023
    Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me raportimet se i dyshuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, transmeton...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.