×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aeroporti i Tiranës zyrtarisht më i madhi në rajon, për herë të parë ia kaloi edhe Beogradit

    FrontOnline
    09 Maj 2025

    Aeroporti i Tiranës (TIA) është zyrtarisht aeroporti me trafikun më të madh të pasagjerëve në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

    Sipas statistikave të vitit të kaluar, Aeroporti “Nënë Tereza” ia kaloi edhe atij të Beogradit, që e mbante këtë vend prej dekadash.

    Në Aeroportin e Tiranës ka 1.500 fluturime në javë drejt 107 destinacioneve dhe pritet që të ketë fluturime në drejtim të SHBA-së. Njëkohësisht, në renditjen e fundit TIA është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë për numrin e pasagjerëve dhe aeroporti i pestë i Ballkanit pas atij të Stambollit, Bukureshtit dhe Athinës.

    Ndërkohë, për sa i përket aeroporteve të tjera në Ballkan shihet një rritje e pasagjereve edhe ne Aeroportin e Prishtinës, i cili renditet i katërti në rajon pas atyre të Beogradit dhe Zagrebit. Sipas shifrave zyrtare, nga Aeroporti i Prishtinës fluturuan 4,1 milionë pasagjerë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 19,2%, e dyta më e larta në rajon pas Tiranës.

    Nga aeroporti i Shkupit fluturuan mbi 3,1 milionë pasagjerë gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej vetëm 1% krahasuar me vitin 2023.

    Nga dy aeroportet e Malit të Zi, Podgoricë dhe Tivat fluturuan 2,9 milionë pasagjerë ose 15% më shumë se një vit më parë./RTSH

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe...
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Publicisti Artan Lame është ende në jetë, por në një gjendje shumë të vështirë shëndetësore. Kështu ka treguar moderatori Blendi Fevziu në...
    Bota/Rajoni22 Maj 2025
    Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga vëzhguesit evropianë pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi brigjet e Kretës në...
    Të tjera
    Sport23 Maj 2025
    Carlo Ancelotti ka deklaruar se lidhja e tij me Real Madridin “është e përjetshme” ndërsa përgatitet të largohet këtë fundjavë nga klubi...
    Lajme23 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se për t`u formuar institucionet e Kosovës duhet një qeveri kalimtare. Bajrami në teve1 thotë...
    Lajme23 Maj 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, fajin për dështim të konstituimit të Kuvendit ia ka vënë VV-së. Ai ka bërë me...
    Lajme23 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se ka versione të ndryshme të palëve në vizitën e saj të paparalajmëruar në...
    Lajme23 Maj 2025
    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mirëpritur vendimin e BE-së për fillimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, ndonëse tha...
    Lajme23 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë e cila drejtohet nga Arben Vitija për tenderin Renovimi i objektit te depos se Barnave dhe ndërtimi i aneksit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.