Të martën me 6 tetor, në autostradën e rajonit rus të Primorsky, kishte ndodhur një aksident ku ishte i përfshirë aeroplani luftarak rus Su-24. Kështu bëjnë të ditur mediat dhe rrjetet sociale, transmeton KosovaPress.
Aeroplani Su-24 besohet që kishte probleme teknike dhe ishte duke u transportuar nga një kamion në një nga bazat ruse, ku bëhet servisimi i aeroplanëve luftarak rusë. Për shkak të mungesës të transportuesve adekuat për bartje të aeroplanëve luftarak, rastet kur në rrugët e Rusisë shihen aeroplan luftarak, duke u bartur ose duke u tërhequr janë të shpeshta.
Për ilustrim sjellim foton që ishte bërë virale në nëntor të vitit të kaluar, kur aeroplani luftarak rus Su-34, shihet duke u tërhequr në autostradë nga një kamion ushtarak.
Këto foto më së miri tregojnë “madhështinë” e venitur të fuqisë ushtarake ruse, e cila fuqi shfrytëzon propagandën që përmes mediave dhe rrjeteve sociale, të paraqes veten si një nga forcat kryesore ushtarake botërore.