×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Aeroplani i parë simbolik komercial nga Izraeli aterroi në Bahrejn

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    Zyrtarë të lartë izraelitë dhe amerikanë zbarkuan në Bahrejn sot në fluturimin e parë simbolik komercial midis Tel Aviv dhe Manama, një muaj pas nënshkrimit të një marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

    Boeing 737 u ngrit nga Tel Aviv këtë mëngjes dhe u ul tre orë më vonë në Manama, konfirmoi Ministria e Jashtme e Izraelit.

    Fluturimet e para tregtare “reale” për turistët dhe njerëzit e biznesit nga Izraeli dhe Bahrejni do të jenë një nga temat e planifikuara të negociatave dypalëshe dhe takimeve të punës. Ata gjithashtu do të diskutojnë mbi diplomacinë, mjekësinë, teknologjinë, tregtinë dhe turizmin.

    Izraeli nënshkroi një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar për të normalizuar marrëdhëniet me Bahrejnin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Egjipti u bë shteti i parë arab që nënshkroi një marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1979, dhe Jordania e dyta në vitin 1994. Asnjë shtet tjetër arab nuk i normalizoi marrëdhëniet me Izraelin deri në muajin e kaluar.

    Duke nënshkruar marrëveshjen, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni shkelën parakushtet e Lidhjes Arabe të vitit 2002, sipas të cilit Izraeli së pari duhet të njohë një shtet të pavarur palestinez dhe Jerusalemin Lindor kryeqytetin e tij.

    Palestinezët e zemëruar e konsiderojnë këtë veprim si një tradhti. Izraeli, nga ana tjetër, ka rënë dakord vetëm të shtyjë aneksimin e planifikuar të pjesëve të Bregut Perëndimor të okupuar, për të cilin palestinezët pretendojnë të drejtën.

    Këshilltari i Sigurisë Kombëtare së Izraelit Meir Ben Shabat, i cili udhëhoqi delegacionin izraelit sot, tha se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator do të “shndërrohet në plane konkrete”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Sport19 Prill 2024
    Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për projektin e zgjerimit të rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, për të cilën qeveria...
    Sport19 Prill 2024
    Gjyqtarë të huaj në bashkëpunim me vendorë do të gjykojnë ndeshjet e basketbollit kosovar nga faza gjysmëfinale e play off-it. Nga burime...
    Vip19 Prill 2024
    Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.