[wp-story]

Ekonomi

Adria në prag të falimentimit, dhjetëra mijëra kosovarë mund të dëmtohen

Adria në prag të falimentimit, dhjetëra mijëra kosovarë mund të dëmtohen
11:56 | 25 Shtator 2019

Më shumë se njëqind e pesëdhjetë mijë turistë britanikë që kanë bërë marrëveshje përmes “Thomas Cook”, Agjencia e famshme që ka ekzistuar për 178 vjet kanë mbetur në vendet ku ata kanë shkuar për të kaluar pushimet verore, pasi që negociatat e kompanisë për ta kapërcyer borxhin 1.7 miliardë funta dështuan përfundimisht. Por, pavarësisht kësaj, për të mbrojtur qytetarët e saj, Qeveria britanike ka ndërmarrë një operacion të madh për kthimin e qytetareve të saj për në shtëpitë e tyre në Britani. Madje atyre që kanë qenë në gjysmë të pushimit, iu ka rekomanduar që mos t’i ndërpresin ato. “Thomas Cook” ka pasur të angazhuar mbi 9,000 punonjës dhe 94 avionë.

Por, një praktikë e tillë deri më tash asnjëherë nuk ka ndodhur në vendin tonë, ndonëse numri i qytetarëve që kanë rënë viktimë e kompanive mashtruese shkon mbi 50 mijë. Sipas të dhënave që ka arritur të siguroj “Front Online” shihet se numri i qytetareve që kanë rënë viktimë e kompanisë tashmë të falimentuar “Belle Air” ka arritur në 30 mijë, po aq shkon gati edhe numri i qytetarëve  që janë viktimë e kompanive tjera mashtruese, të cilat zakonisht operimin e tyre e nisin gjatë festave të fundit vitit, apo edhe sezonit së verës. Zakonisht kompanitë e tilla nuk kanë zyrë në vendin tonë, ato nuk janë të regjistruara fare këtu, por aktivitetin e ushtrojnë përmes ofertave joshëse që ata u dërgojnë qytetareve përmes platformës “viber”, apo edhe “whats up”, e deri sa biznesin e llogaritë bankare i kanë të hapura në vende ku sundimi i ligjit është i brishtë.

Së fundit kompania “Adria Airways” ka njoftuar se ka pushuar operimin e shumicën së fluturimeve të saj në datat 24 dhe 25 shtator. Kjo përfshinë të gjitha fluturimet e Adria-s në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Burime të “Front Online” bëjnë të ditur se numri i biletave që kanë rezervuar dhe parapaguar qytetaret e Kosovës të kjo Agjenci është shumë i madh dhe falimentimi i saj në tersi do t’i sjell qytetareve të Kosovës humbje shumë të mëdha.

“Besohet se deri në fund të muajit mars të vitit që vjen mbi 150 mijë qytetarë kanë bërë rezervime dhe kanë paguar parat në  ‘Adria Airways’, kështu që në rast të falimentimit në tersi të gjithë këta kanë mundësi të humbasin parat e tyre” bëjnë të ditur burime të “Front Online”

Asnjë qytetarë i kompensuar

Deri sa Britania e Madhe ka në dispozicion një fond mbi 150 milionë funta për t’i mbrujtur qytetaret nga falimentimi i kompanisë “Thomas Cook”, në vendin tonë deri më tash asnjë qytetarë nuk është kompensuar nga falimentimi i shumë kompanive.

Eset Berisha drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës thotë se në Kosovës shteti nuk kompenson qytetaret që dëmtohen nga kompani mashtruese, apo nga falimentimi i kompanive.

“Kosova nuk ka mundësi financiar, ta zënë të veproj si Britania e Madhe në rastin e falimentimit të kompanisë ku krijoi një fond të madh prej më shumë se 150 milionë funta” ka thënë ai.

Sipas tij, qytetaret përmes gjykatave duhet të kërkojnë kompensim të kompania që ata i ka mushtuar, apo dëmtuar ata.

Sipas tij, sot në ora 15:00 bordi i drejtoreve i kësaj kompanie do të vendos se çka do të bëj më tutje.

Ai ka bërë të ditur se deri në fund të kësaj javë janë diku rreth 400 rezervime që janë bërë në këtë kompani.

 

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera