×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Adidas x Gucci shesin për 1,230 euro një çadër që as nuk të mbron nga shiu

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    A mund të quajmë “çadër” diçka që nuk të mbron nga shiu?! Jo më kot, njerëzit patën shumë pikëpyetje pas produktit të ri të bashkëpunimit Adidas x Gucci.

    Kompanitë janë përballur me shumë kritika në Kinë, ku përdoruesit e rrjeteve sociale u tallën me çadrën për faktin që nuk të mbron nga shiu dhe kushton 11,000 juanë (1,230 euro).

    E cilësuar si “çadër dielli” në faqen e internetit të Gucci-t, produkti nga koleksioni i ardhshëm Adidas x Gucci vjen me një shënim ku thuhet se “nuk është e papërshkueshme nga uji dhe është menduar për mbrojtje nga dielli ose përdorim dekorativ”.

    Në platformën Weibo në Kinë, një platformë e ngjashme me Twitter-in, hashtag-u “Çadra 11,000 juanë nuk është e papërshkueshme nga uji” grumbulloi më shumë se 140 milionë shikime këtë javë.

    Në një koment për revistën në Pekin “Caijing”, Gucci tha se artikulli “nuk rekomandohet për përdorim si një çadër e përditshme” dhe se ka “vlerë për koleksionistët dhe është e përshtatshme për t’u përdorur si një aksesor i përditshëm”.

    Pavarësisht arsyeve bindëse të Gucci-t, njerëz në Weibo thanë, “për sa kohë jemi të varfër, ata nuk do të jenë në gjendje të na mashtrojnë që të paguajmë për këtë çadër”. /Anabel/

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Leonard Ademaj, vëllai Liridona Ademajt kërkon nga prokuroria që të përgatitet sa më shpejt aktakuza për vrasjen e motrës së tij nga...
    Vip29 Nëntor 2024
    Driloni dhe Anisa kanë kaluar pak kohë bashkë në oborrin e shtëpisë. Ata kanë folur për lojën  brenda shtëpisë, përcjell Klankosova.tv. “Me...
    Sport29 Nëntor 2024
    Futbollistet e Kosovës kanë fituar thellë, 8:0, në miqësoren e parë ndaj Estonisë që u zhvillua të premten. Kaltrina Biqkaj shënoi për...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Një burrë dhe një grua nga Kosova janë gjetur të vdekur nga arma e zjarrit, mbrëmjen e 27 nëntorit në Florida të...
    Bota/Rajoni29 Nëntor 2024
    Gjatë festës së mbrëmshme për Ditën e Flamurit, 28 Nëntor, në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit në Shkup u regjistrua...
    Opinione29 Nëntor 2024
    Besojmë se në çdo gjë që bëjmë, udhëhiqemi nga kredo e ‘shqiptarizmës’. Por, çfarë nënkuptohet në të vërtetë me këtë, çfarë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.