×
  • Sport
  • Sport

    Ademi uron Shqipërinë: Sonte gëzimi dhe krenaria i kanë pushtuar zemrat e të gjithë shqiptarëve

    FrontOnline
    17 Nëntor 2023

    Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar Shqipërinë për kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.

    Ademi thotë se ky është një sukses i jashtëzakonshëm për një vend si Shqipëria, që sot për herë të dytë në histori, arrin t’i prekë majat e futbollit evropian.

    “Sonte, gëzimi dhe krenaria kanë pushtuar zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi Shqipëria e ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Euro 2024”, ka shkruar Ademi.

    “Në këtë moment shumë të veçantë, në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës, dua të shpreh përgëzimet më të sinqerta për këtë triumf të madh të futbollit shqiptar”.

    “Vlerësoj thellë faktin se evropiani ‘Gjermani 2024’ do të flasë shqip, duke sjellë kësisoj gëzim të paimagjinueshëm për shqiptarët kudo në botë”.

    Tutje, në postim thuhet se “Dua të përcjellë përgëzimet e mia më të sinqerta për të gjithë futbollistët kuqezi, stafin, me trajnerin Sylvinho, presidentin @armandduka dhe të gjithë ata që kanë punuar me zell dhe pasion për të arritur këtë sukses të madh”.

    “Në këtë ditë feste për shqiptarët, uroj që Kombëtarja e Shqipërisë të vazhdojë me formë të lartë dhe të jetë befasia e këndshme në Euro 2024”.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Sport03 Dhjetor 2023
    Jean Clear Todibo është aktualisht pjesë e Nice në Ligue 1 dhe po shkëlqen me këtë skuadër që aktualisht ka një nga...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Fundjava do të përfundojë me një super ndeshje në program. Kampioni në fuqi, Barcelona do të përballet me Atletico Madridin sonte me...
    Sport03 Dhjetor 2023
    Në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti për fazën finale të Euro 2024 teksa Franca u shortua në Grupin D së bashku...
    Të tjera
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Adri, Iliriana dhe Shqipja kanë biseduar mbrëmë goxha gjatë në dhomën e gjumit. Ata pëshpëritnin teksa...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blero dhe Kaderi kanë biseduar rreth jetës private të Bleros. Kaderi ishte kurioze për raportin e...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Blero dhe Kaderi kanë shpalosur detaje rreth jetës private të tyre. Kaderi ka treguar se ajo është rritur vetëm nga babai pasi...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Teksa qëndronin në oborr Ylli, Besi dhe Santiana, Ylli thirri Ganiun për t’i treguar diçka për njërën nga banoret. Ai i tregoi...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Buci dhe Santiana kanë biseduar, janë përplasur dhe përsëri kanë qeshur e janë thumbuar me njëri-tjetrin. Por mbrëmë Buci ka paralajmëruar Santianën...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banorët e Big Brother VIP Kosova, Blero dhe Edona kanë rikthyer raportet e mira mes tyre. Përndryshe ata diskutuan edhe për lojën...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.