×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Acarohen raportohet, Kroacia u kërkon qytetarëve të mos udhëtojnë në Serbi

    FrontOnline
    23 Janar 2025

    Kroacia u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shtyjnë të gjitha udhëtimet jo esenciale për në Serbi për shkak të trajtimit të papërshtatshëm dhe të pabazuar të shtetasve kroatë.

    Kjo kërkesë erdhi nga MPJ-ja kroate.

    “Rekomandohet shtyrja e të gjitha udhëtimeve jo esenciale, kujdesi, monitorimi i situatës aktuale dhe marrja e informacionit më të detajuar para se të udhëtoni për shkak të veprimeve të evidentuara të papërshtatshme dhe të pabaza të organeve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”, u tha në kërkesën e MPJ-së kroate të enjten.

    Qytetarët kroatë këshillohen gjithashtu të shmangin vendet ku mblidhen një numër i madh njerëzish.

    Kjo kërkesë e Kroacisë erdhi pasi pesë gra me shtetësi kroate, aktiviste të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një konferencë në Beograd të organizuar nga fondacioni “Erste”, janë arrestuar nga policia e Serbisë në orët e vona të natës në një hotel në Beograd. Ato janë marrë në pyetje, janë dëbuar nga Serbia dhe u është ndaluar hyrja në këtë vend me akuzën se “paraqesin rrezik për sigurinë e Serbisë”.

    Ndërkaq, MPJ-ja kroate thekson se “në rast nevoje, shtetasit kroatë kanë të drejtë të kërkojnë kontakt me Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Serbisë në çdo kohë”.

    Në ndërkohë, kjo ministri, për shkak të rastit me pesë shtetasit kroatë, të cilët u arrestuan dhe më pas u dëbuan nga Serbia, i dërgoi një notë proteste Serbisë.

    MPJ-ja kroate tha se qytetarët kroatë janë përfaqësues të organizatave joqeveritare që morën pjesë në punëtoritë e organizuara nga Erste Stiftung në Beograd. Ata u dëbuan dhe Serbia ua ndaloi hyrjen në vend për një vit.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë, në një notë proteste ka kërkuar shpjegim dhe ka shprehur protestë të fortë për sjelljen ndaj qytetarëve kroatë.

    Ministria njoftoi gjithashtu se do të marrë disa masa kundër Serbisë, duke përfshirë rishikimin e rekomandimit për udhëtimin e shtetasve kroatë në Serbi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Shkurt 2025
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një "ushtrie të Evropës" mes shqetësimeve në rritje se SHBA mund...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu, heqjen e aseteve ushtarake ndër vite e cilësoi si një gabim të pafalshëm, ai se...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Të tjera
    Vip15 Shkurt 2025
    Në spektaklin e së shtunës të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti foli për herë të parë për ish-të dashurën e tij,...
    Bota/Rajoni15 Shkurt 2025
    Një nënë dhe vajza e saj dy vjeçare kanë vdekur dhe më shumë se 30 njerëz u plagosën pasi një makinë u...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, duke vlerësuar si një nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.