×
  • Lajme
  • Lajme

    Acari përfshinë Kosovën këtë fundjavë

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Moti parashikohet të jetë shumë më i ftohtë këtë fundjavë me mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.  Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

    Sipas Prishtina Weather mot i ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme, megjithëse me më shumë intervale me diell nga dita e martë.  Në pjesën e dytë të javës rryma më të ngrohta ajrore, më pas mundësojnë rritje të temperaturave, e në fundjavë me mundësi edhe për reshje shiu.

    Ditëve të fundjavës, mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, që mban ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.  Orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.  E në fillim të javës koncentrimi i ndotësve do të jetë më i rritur, e në këtë rast indeksi do të mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

    16.01 – Mot i ftohtë, me erë dhe vranësira të ndryshueshme, herë-herë edhe me rrebeshe të dobëta bore.

    17.01 – Shumë ftohtë, kryesisht me vranësira.  Orëve të mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

    18.01 – Mot shumë i ftohtë, pjesërisht me vranësira.  Herët në mëngjes me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore.  Pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.

    19.01 – Mot shumë i ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell.

    20.01 – Ftohtë, kryesisht me kthjellime dhe diell gjatë ditës.

    Temperaturat e ajrit vijojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimalet zbresin në -4C, e deri nga mesi i javës së ardhshme rriten deri në 1C.

    Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.