×
  • Lajme
  • Lajme

    Aborti i 13 vjeçares nga Gjilani, arrestohet gjinekologu që dyshohet se kundërligjshëm ndërpreu shtatzëninë e saj

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Sot në Prishtinë është arrestuar gjinekologu që dyshohet se ndërpreu në mënyrë të kundërligjshme abortin e 13 vjeçares së dhunuar nga Gjilani.

    Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Express, prokurori Arben Ismajli.

    “Mund të konfirmoj që është arrestuar mjeku-gjinekolog i Prishtinës, lidhur me rastin që dyshohet se ka abortu 13 vjeçarja, ku dy persona janë në masën e paraburgimit për dhunim ndaj të miturës. Hetimet jemi duke i zhvilluar akoma”, tha Ismajli.

    “Arrestimi është bërë në Prishtinë, mirëpo rasti është në kompetencë të regjionit të Gjilanit. I njëjti është dërguar për 48 orë në mbajtje”, shtoi prokurori.

    I pyetur nëse ndaj të dyshuarit do të kërkohet të caktohet masa e paraburgimit, prokurori Ismajli tha, “pasi ti pranojmë të gjitha shkresat e lëndës e vlerësojmë a ka nevojë për masa shtesë dhe cilën nga masat ta parashtrojmë”.

    Pasi viktima e kishte raportuar rastin në polici, janë prangosur dy të dyshuar Sh.J., 21-vjeçar dhe SH.H., 38 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunimi”. Ndaj tyre Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

    E mitura dyshohet se ishte dërguar në motel, ku edhe kishte mbetur shtatzënë. Ndërsa shtatzëninë e kishte ndërprerë rreth javës së pestë në një ordinancë private në Prishtinë (emër i njohur për redaksinë).

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Lajme19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten dorëzoi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj Edin Nevzadit, administrator...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes...
    Sport19 Prill 2024
    Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në praninë...
    Sport19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, e ka aprovuar pjesërisht kërkesën e palës së mbrojtur Suela Muminoviq-Gjakova, për...
    Lajme19 Prill 2024
    Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvallën. Bulliqi bën me...
    Vip19 Prill 2024
      Vesa Vllasaliu, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova”, ka nxitur dyshimet se po i jep fund beqarisë. Ndonëse nuk ka postuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.