Kandidati i LDK-së për kryeministër,Lumir Abdixhiku ka vizituar Gjakovën, ku u takua me demokristianët e PSHDK-së në Kuvendin e tyre të XI zgjedhor.
Ai uroi delegatët për punimet e Kuvendit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis subjekteve politike gjatë tri dekadave të fundit.
Abdixhiku përmendi vizionin e Presidentit Rugova dhe Akademik Mark Krasniqi për një Kosovë të pavarur, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Ai njoftoi se PSHDK do të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke ofruar mbështetje për të djathtën.
Postimi i plotë:
Këtë të diel, qëndrova në Gjakovë, mes demokristianëve të PSHDK-së, në Kuvendin e tyre të XI zgjedhor.
I urova delegatët për punimet e Kuvendit; dhe ritheksova e rikujtova bashkëpunimin e ngushtë që subjektet tona kanë patur në tre dekada e gjysmë veprim. Në vizionet e Presidentit Rugova e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Akademik Mark Krasniqit, gjejmë dhe udhërrëfimin tonë të ardhshëm; të një Kosove të pavarur e sovrane, të anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PSHDK, në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të jetë pjesë e listës së LDK-së, duke i dhënë të djathtës sonë gjithë mbështetjen e nevojshme.