×
  • Lajme
  • Lajme

    Abelard Tahiri thumbon Kurtin për fusnotën: Nga e thënë në të bërë qëndron një mal i tërë

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2021

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para gazetarëve pas mbledhje së kryesisë së Kuvendit ka komentuar përfaqësimin e kryeministrit Kurti dje me fusnotë të Kosovës në takimin e Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.

    Tahiri tha se Kurti e kishte kundërshtuar fusnotën por tani as nuk e ka ngritur si shqetësim, e kur gjykohet sot për kryeministrin Kurti nga e thënë në të bërë është një mal i tërë.

    “Ne nuk kemi parë asgjë të re vetëm se z. Kurti në vazhdimësi po vepron në kundërshti me atë që ka premtuar, kryeministri Kurti sa ishte në opozitë e kishte kundërshtuar fusnotën, kurse tash nuk e pamë se e ka ngritur si shqetësim në BE që Kosova të përfaqësohet pa fusnotë dhe ka vazhduar siç kanë vazhduar kryeministrat e tjerë. Kur e gjykojmë sot nga e thëna në të bërë për zotin Kurti si duket qëndron një mal i tërë”, tha Tahiri.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar që të ulet sot në një tavolinë në Bruksel ku përpara tij, në një tabelë të bardhë, shkruhej me të zezë emri i Kosovës me fusnotë. Kjo gjë ka nxitur edhe reagime e raportime në media, meqë para 9 vjetësh, vetë Kurti si opozitar e kishte konsideruar fusnotën si tradhti ndaj shtetit të Kosovës që kishte shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Kosova dhe Mali i Zi nënshkruan gjatë ditës së sotme marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, për vitet 2021-2027....
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё sot rreth orës 09:00, ka pranuar njё informacion se gjashtë ditë me parë, rreth orёs 17:00,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësuesin tonë për kontakt me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton,...
    Lajme29 Mars 2024
    Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqipëri, janë të lumtur të njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj....
    Lajme29 Mars 2024
    Pas konfirmimit të legjitimitetit të një vendimi shumë të rëndësishëm për Komunën e Gjilanit siç ka qenë vendimi për caktimin e lokacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.