Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur Planin për Stabilitetin e Energjisë.
Para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun e Ndryshimit’, Abdixhiku tha se me LDK-në në qeveri do të ndërtohet Termocentrali me gaz amerikan.
“Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për Central me Gaz, për stabilitet furnizimi, për një ekonomi të sigurt me partnerë”, tha Abdixhiku.
I pari i LDK-së, ka përsëritur zotimin për rritjen e koeficientit në 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes së tij, derisa ka përmendur edhe disa nga zotimet tjera të programit politik të partisë së tij.
“Rruga e Re, ka 120 projekte, ka 5 miliardë euro investime, ka 5 miliardë euro buxhet, ka 5% rritje ekonomike”, tha ai.