×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Qeveria ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizneset janë duke vuajtur

    FrontOnline
    29 Shtator 2022

    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nga Podujeva ka nisur një fushatë në terren dhe një sërë ngjarjesh e takimesh për të biseduar me strukturat e partisë dhe qytetarët.

    Kryetari Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar aktivitetin “LDK ju dëgjon” në paraqitjet e tij të kaluara mediatike duke thënë se LDK-ja duhet të jetë shumë më afër qytetarëve, të dëgjojë problemet e nevojat e tyre, dhe të krijojë zgjidhje që do të zbatohen në programin e ri partiak të LDK-së.

    “LDK po ndryshon dhe po fillon një qasje të re në komunikim me qytetarët. Duhet të dëgjojmë, të flasim dhe të diskutojmë më shumë, anëtarët e partisë dhe qytetarët tanë duhet të jenë në gjendje të ndajnë shqetësimet dhe problemet e tyre, dhe ne si parti duhet të propozojmë zgjidhje. Programi i ri i LDK-së është duke u përgatitur nga 29 ekipe me ekspertizë në fusha të ndryshme, për të gjitha temat. Këto ngjarje si sot në Podujevë, do të na ndihmojnë neve si udhëheqësi që të kuptojmë më mirë nevojat, dhe të planifikojmë zgjidhje dhe projekte në program, që do të jetë platforma e zgjidhjes së problemeve që ka vendi ynë”- deklaroi Abdixhiku.

    Ai kritikoi qeverinë se është krejtësisht e paaftë, dhe nuk po mundet që të përballet dhe t’iu përgjigjet problemeve të qytetarëve, ndërkohë që vendi është duke stagnuar në çdo fushë, ekonomi, arsim, shëndetësi, energji apo investime.

    Në vend që të japë zgjidhje, tha Abdixhiku, Qeveria Kurti po prodhon krizë, në vend të dialogut dhe efikasitetit po shohim kërcënime dhe mungesë të plotë të realizimit të projekteve.

    “Kjo Qeveri tashmë ka dështuar. Në vetëm 18 muaj ata u treguan të paaftë për të menaxhuar vendin, e aq më pak për të përballuar krizën e rëndë. Kjo është një Qeveri që ka veç fjalë dhe asnjë veprim, gjersa qytetarët dhe bizenset janë duke vuajtur. Mbi të gjitha shohim arrogancë, sjellje jodemokratike dhe mosrespektim të debatit publik. Kurti po ikën nga problemet dhe largohet nga vendi në mes të një krize sepse nuk mund t’a zgjidhë atë. Faktet janë fakte. Shëndeti është një katastrofë në vetvete, ekonomia është në rënie, me vetëm 9% shpenzimet kapitale të qeverisë janë në nivelin më të ulët ndonjëherë. Papunësia mbetet aty ku ishte 18 muaj më parë dhe për 18 muaj humbëm dhjetëra mijëra punëtorë. Për më tepër, ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk e kemi nisur procesin arsimor këtë vit. Kosova është i vetmi vend që ka pasur ndërprerje të energjisë gjatë verës për shkak se Qeveria nuk ka arritur të mirëmbajë me kohë kapacitetet prodhuese. Një dështim masiv”. – deklaroi Abdixhiku.

    Ai ka theksuar se LDK-ja ka ofruar zgjidhje për shumicën e problemeve dhe i ka propozuar Qeverisë veprime konkrete për përballimin e krizës, rritjen e shpenzimeve publike, uljen e efekteve negative të inflacionit dhe përmirësimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë.

    Mirëpo, tha Abdixhiku, Qeveria është e shurdhër për këto masa konkrete dhe refuzon të marrë parasysh këshilla përderisa nuk mund të përfundojë një projekt të vetëm apo të zgjidhë ndonjë problem imediat.

    “LDK asnjëherë nuk ka qenë vetëm kritikuese, por gjithmonë ka ofruar zgjidhje dhe plane konkrete për t’iu përgjigjur problemeve me të cilat ballafaqohet vendi. Kemi një plan 10 pikësh për t’iu përgjigjur krizës energjetike, një ligj të propozuar 10 muaj më parë për rritjen e shpenzimeve publike dhe mbështetjen e kompanive në punën e tyre, ligj për shëndetësinë për të përmirësuar situatën. Ne besojmë se si parti e përgjegjshme është detyra jonë të kontribuojmë dhe ndihmojmë qytetarët kur është e nevojshme, por edhe të ndihmojmë Qeverinë, e cila padyshim që nuk ka kapacitet për të menaxhuar vetë problemet. Natyrisht, si për çdo gjë tjetër, qeveria më parë zgjedh rrugën e dështimit se sa të pranojë këshilla. Ky nivel i ulët i kulturës politike të kësaj Qeverie po e vështirëson edhe më shumë ekonominë e Kosovës dhe qytetarëve”, ka konkluduar Abdixhiku.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Fetah Fejzullahu, ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë është neglizhuar nga institucionet ndërkombëtare. Fejzullahu tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Një grup nga Kori i Filarmonisë së Kosovës kanë performuar “Unë biri yt Kosovë” në Aeroportin e Romës. Videon e ka publikuar...
    Lajme28 Mars 2024
    Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, teksa po pinte kafe në...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Vigjilencë nga institucionet e sigurisë kërkon edhe ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati. Ai në një prononcim për Front Online tha se Serbia...
    Sport28 Mars 2024
    Manchester United raportohet se është i gatshëm të paguajë klauzolën e transferimit të Gleison Bremerit. Mbrojtësi iu bashkua Juventusit në verën e...
    Vip28 Mars 2024
    Aktorja Egla Ceno, ka shkëmbyer një puthje në faqe me moderatorin Meriton Mjekiqi në shtëpinë e “BBVIP”, në sy të të dashurës...
    Lajme28 Mars 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e ka publikuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror. Në agjendë është e konfirmuar edhe diskutimi për...
    Lajme28 Mars 2024
    Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e fundit janë “befasuar” nga faturat për energjinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.