×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE

    FrontOnline
    03 Nëntor 2024

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, dha premtimin se si do jetë Kosova me të në krye.

    Sipas tij, Kosova me të në krye, do të anëtarësohet në NATO, BE dhe do të jetë gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv.

    Këto, Abdixhiku i tha pasi listoi të “bëmat” e Qeverisë Kurti.

    “Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues së saj, nga një qeveri e paaftë dhe populiste, çmimi i së cilës është i papërballueshëm për të gjithë qytetarët pa përjashtim, por mbi të gjitha i rrezikshëm për fondamentet e ndërtuara nga dy subjektet tona politike përgjatë historisë 35-vjeçare. Përplasja me aleatët tanë thelbësorë, me ata që bënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë bashkë me ne, për secilin të djathtë, e secilin patriot në Kosovë. Kosova është në një krizë të thellë ekonomike”.

    “Këtë gjendje ne të djathtit s’mund ta pranojmë, ne të djathtit e republikës s’duhet ta pranojmë. Prandaj prezenca jonë është jetike, e domosdoshme, prandaj zgjedhjet e ardhshme duhet t’i merrni si jetike. LDK-ja dhe PShDK-ja kanë edhe potencial politik, edhe njerëzor, edhe profesional, por mbi të gjitha kanë vullnet dhe dije që postulatin e djathtë, identitar të Republikës së Kosovës, një Kosovë shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, njohësi e përhershme me ShBA-në, ta mbajmë postulat të tashmes dhe të ardhmes pa asnjë kompromis. Për këtë qëndrojmë ne, për këtë qëndrojmë bashkërisht”, tha i pari i LDK-së.

    Po ashtu, Abdixhiku përmendi raportet e mirëfillta të LDK-së me PShDK-në, dhe se si kjo e djathë i duhet Kosovës.

    “Raportet e mirëfillta mes LDK-së dhe PShDK-së kanë nisur qysh në fillim me presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova, dhe si të tilla ato paraqesin vizionin e qartë për një republikë të pavarur e demokratike , gjithashtu të qartë për rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të djathta të asaj kohe e të tashme, që besojnë në unitetin e brendshëm dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në Kosovë”.

    “Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe sot, dhe ky bashkëpunim i joni nuk është i domosdoshëm vetëm për subjektet tona politike, por të mbeteni të sigurt është i rëndësishëm për jetën vitale të Republikës së Kosovës, e djathta duhet të bashkohet, nën një kulm, nën një shtëpi, në shtëpinë e madhe të djathë të demokracisë, LDK-në dhe PShDK-në për të udhëhequr Kosovën në adresën e vet origjinale euroatlantike. Sot duhet të ndërtojmë një Kosovë euroatlantike, sot në këtë periudhë sfidash është e domosdoshme të vazhdojmë të ruajmë dhe përçojmë vlera, le të angazhohemi për një bashkëpunim që duhet ta shpie vendin përpara”, tha kandidati për kryeministër.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Enver Hoxhaj i PDK-së ka reaguar pas aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Hoxhaj shkroi në Facebook “Me...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që anëtarët e...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar sot ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit për vepra penale që ndërlidhin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se i mirëpriste hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Sonte në prime u diskutua 12 orëshi i Anës dhe Kevinit. Po ashtu u shfaq një klip me momente intime në mes...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurtit për mungesën e masave të duhura për mbrojtjen e...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Ozi ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte, kjo e fundit në Big Brother VIP Kosova 3....
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Për të shtunën parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi me lëvizje në...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit terrorist. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.