×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për deklaratën e Kryeziut: Aq di i shkreti, s’di më shumë

    FrontOnline
    19 Qershor 2021

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se çdo marrëveshje ndërkombëtare e arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e obligueshme.

    Abdixhiku këtë deklaratë e bëri pas homazheve te varri i ish deputetes, Nekibe Kelmendi.

    Kryetari i LDK-së u përgjigj shkurt, kur u pyet për deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu se marrëveshja në Washington nuk ka vlerë juridike.

    “Aq di i shkreti s’di më shumë. Çdo marrëveshje ndërkombëtare me ShBA-në është e obligueshme dhe është në interes të Kosovës”, tha shkurt Abdixhiku.

    Ndryshe, lidhur me deklaratën e Kryeziut, ka reaguar sot edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga Kurti ta demantojë deklaratën e Kryeziut.

    Haradinaj ka thënë se asnjë qeveri, e asnjë kryeministër nuk mund ta rrezikojë partneritetin strategjik me Amerikën.

    Një ditë më parë, zëdhënësi i Qeverisë pati deklaruar se marrëveshja e arritur në Washington nuk ka vlerë juridike, pasi nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend. /FrontOnline

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme20 Prill 2024
    Një mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar nga ish-gruaja e tij. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njofton FrontOnline ish-bashkëshortja e...
    Lajme20 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, në një prononcim për Front Online ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.